English

Meta: Rama, në panik, Fino, sazexhiu gazmor i kryetarit të radhës në PS

Tiranë, 20 nëntor, NOA – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë Ilir Meta u është përgjigjur sot akuzave që janë bërë nga Partia Socialiste për deputetin Vangjel Tavo.

Në një konferencë për mediat, Meta u shpreh se Tavo është më i vjetër se Rama në PS dhe ka qenë në kohën që vet Rama e sulmonte atë. “Integriteti i z. Tavo njihet që nga vitet ’90, kur Tavo afirmonte idealet e tij socialiste, Rama qëllonte me gurë PS për ti bërë nder PD-së”, tha Meta.

Ai u ndal në akuzën e Ramës se Tavo kishte kërkuar rreth 2 milionë euro për t’u rikthyer në PS.

“Me vjen keq që Rama u vonua 40 e ca ditë për të fabrikuar një përrallë të tillë dhe këtë e bëri pasi nuk i piu ujë përralla se Tavo iku nga PS se kishte marrë premtimin për tu bënë ministër nga LSI”, tha Meta.

Ai foli dhe për zhvillimet në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku sulmoi dhe deputetin Bashkim Fino.

“z. Rama veçse e beri vetën qesharak, aq më tepër duke ju referuar Baçit të famshëm të KPD-së së socialistëve të viteve 2002, sikur ishte i besueshëm për përralla të tilla. Dihet që z. Fino ka qenë sazexhiu më gazmor i çdo kryetari të radhës dhe mua më vjen keq për të që po e mbyll karrierën në këtë mënyrë”, tha meta.

Duke u ndalur në deklaratat e fundit të kreut të PS-së, Meta u shpreh se këto tregojnë se është në panik dhe duhet t’u kërkojë falje qytetarëve që dëmtoi procesin e integrimit me kërkesën e fletëve të votimit.

“Për të gjitha deklarata e tjera të tij, natyrisht që është në një klimë paniku sepse tashmë në PS janë të shumtë ata që kanë vendosur të mos pranojnë këtë zgjedhjeve anti-evropiane, e cila ka kontribute të jashtëzakonshme për të çuar para proceset integruese të Shqipërisë”, tha Meta.

a.k/NOA

KOMENTE