English

Ndahet shorti për renditjen e partive në lista zgjedhore

Prishtinë, 20 Nëntor 2010 NOA - Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e partive politike në lista për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 dhjetorit.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se është arritur që brenda afateve kohore të certifikohen 29 subjekte politike brenda afatit kohor, ndërsa ka shprehur përkushtimin për organizimin e zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare.

“Ne arritëm që brenda afateve kohore mjaft të limituara të certifikojmë 29 subjekte politike me gjithsej 1.266 kandidatë për zgjedhjet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të caktuara më 12 dhjetor. Kjo u bë e mundur me bashkëpunimin e juaj për çka ju falënderoj shumë. Ne jemi të përkushtuar që detyrat tona të përcaktuara me legjislacionin zgjedhor t’i kryejmë me profesionalizëm dhe besojmë se me ndihmën e juaj do të arrijmë të organizojmë këto zgjedhje sipas standardeve ndërkombëtare”, ka theksuar Daka.

Ajo ka falënderuar të gjithë anëtarët e KQZ-së, sekretariatin dhe Zyrën e Regjistrimit të Partive Politike për punën e palodhshme. Gjithashtu është shprehur mirënjohëse institucioneve të Republikës së Kosovës dhe organizatave ndërkombëtare OSCE, USAID-it IFS, ICO, e në veçanti ambasadës amerikane për ndihmën e vazhdueshme.

Renditja e partive politike sipas shortit, është si më poshtë:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 43,

Bosnjaçka Stranka Demokratske Akcije Kosova 30,

Crnagorska Demokratska Stranka 21,

Fryma e Re 25,

Gragjanska Iniciativa Gore 29,

Gragjanska Iniciativa Krilo Naroda 47,

Gragjanska Iniciativa-Jedinstvena Srpska Lista 23,

Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës 46,

Iniciativa Qytetare-Lëvizja Vetëvendosja 40,

Koalicioni AKR-PD, PSD, PPI, PPK, PNDSH, PGJK 31,

Koalicioni VAKAT 32,

Partia Demokratike Turke e Kosovës 28,

Kosova Turk Birligi 37,

LDD 27,

LDK 36,

Lidhja e Egjiptianëve të Kosovës 41,

Nova Demokratska Stranka 48,

Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës 45,

PDK 49,

Partia e Ashkalinjve për Integrim 35,

Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 44,

Samostalna Liberalna Stranka 38,

Savez Nezavisni Socialdemokrata 33,

Socialdemokratska Stranka Gore 42,

Srpska Demokratska Stranka Kosovo i Metohije 22,

Srpska Kosovsko Metohijska Stranka 39,

Srpska Narodna Stranka 34,

Srpska Socialdemokratska Stranka 24,

Stranka Demokratske Akcije 26

KOMENTE