English

Opozita maqedonase do zgjedhje pas dështimit në NATO

Tiranë, 20 Nëntor, NOA – Opozita maqedonase e udhëhequr nga LSDM-ja do të kërkojë zgjedhje të parakohshme për shkak të dështimit të mosmarrjes së ftesës për anëtarësim në NATO.

Nënkryetari i Lidhjes Socialdemokrate (LSDM), Gordan Georgiev deklaroi se gjatë periudhës së ardhshme do të kërkojnë nga pushteti të shpallë zgjedhje të parakohshme, ndërsa beteja për realizimin e kësaj kërkese fillon me mitingun e së dielës në Shtip.

“Pasi që Maqedonia nuk do të jetë pjesë e NATO-s në këtë Samit, vlerësojmë se duhet ti masim forcat në zgjedhje. Të tregojmë se për çfarë Maqedonie angazhohen dhe si i perceptojnë qytetarët dy partitë më të mëdha”, deklaroi Georgiev.

Sipas tij, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE nuk është prioritet i kësaj qeverie, ndërsa kjo siç tha ai është një shembull edhe me mospjesëmarrjen e kryeministrit Nikolla Gruevski në Samitin e Lisbonës.

Partitë politike shqiptare janë deklaruar kohë më parë se janë të gatshme për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, në rast se ato do të kërkohen apo do të vendoset nga forcat politike maqedonase.

NOA-INA

KOMENTE