Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Meta, njeriu më i pasur në vend. Ullinjtë te vila i transportoi me helikopter
English

PS: Meta, njeriu më i pasur në vend. Ullinjtë te vila i transportoi me helikopter

Tiranë, 20 nëntor, NOA – Partia Socialiste ka akuzuar sot zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Ekonomisë Ilir Meta për fshehje të pasurisë. Deputeti socialist Pirro Lutaj tha në një konferencë për mediat se Meta është ndër politikanët më të pasur në vend dhe duhet të përgjigjet për akuzat që i ka bërë opozita.

“Si ka mundësi që politikanë si Ilir Meta të jenë sot ndër njerëzit më të pasur në Shqipëri? Si ka mundësi që duke qenë deputet apo ministër të kesh prona anembanë si rrallë biznesmenë të tjerë?”, tha Lutaj.

Nga ana tjetër, Lutaj me anë të pyetjeve retorike, solli si detaj se për ndërtimin e vilës që sipas tij, Meta ka në bregdet është përdorur helikopteri për të transportuar ullinjtë.

“Përse Ilir Meta hesht dhe çfarë ka për të thënë për shtëpinë në bllok, mu në zemër të Tiranës, apo për vilën në gjirin e Lalzit ku edhe ullinjtë që ka mbjellë në kopshtin e saj i ka transportuar me helikopter?”, tha Lutaj.

Lutaj u shpreh se Meta prej një viti ka sulmuar opozitën duke mbrojtur kryeministrin Sali Berisha.

“Ndonëse kemi parë gjatë vitit të fundit se Ilir Meta ka qenë tepër i zellshëm për të sulmuar opozitën duke i shërbyer në mënyrë mjerane Sali Berishës, që nga dita e djeshme Ilir Meta hesht dhe ka frikë ti përgjigjet një pyetje shumë të thjeshtë: Si është e mundur që përmes politikës të pasurohesh më shumë se përmes biznesit?”, u shpreh sot Lutaj në një konferencë për mediat.

Ai ka kërkuar që meta t’u përgjigjet akuzave që i janë bërë gjatë dy ditëve nga opozita.

“Përse hesht Ilir Meta për këto pyetje kaq të thjeshta? I kujtojmë zotërisë në fjalë se përveç se ti shërbejë Sali Berishës, ka ardhur koha ti japë përgjigje edhe shqiptarëve, që të zhytur në varfëri sot kanë më shumë se kurrë të drejtën për të pyetur e për të marrë përgjigje”, tha Lutaj.

a.k/NOA

KOMENTE