Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Samiti i Lisbonës: Përshëndesim progresin e Kosovës
English

Samiti i Lisbonës: Përshëndesim progresin e Kosovës

Lisbonë, 20 nëntor, NOA - Në përfundim të punimeve të Samitit të NATO-s, krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Aleancës miratuan deklaratën përfundimtare të këtij Samiti, ku në një paragraf të veçantë i kushtohet vëmendje zhvillimeve në Kosovë.

Në këtë deklaratë përshëndetet dhe mirëpritet progresi, si dhe inkurajohet përpjekja e mëtejshme për mbrojtjen e pakicave etnike e bashkësive, si dhe vendeve historike dhe fetare në Kosovë.

Në të thuhet konkretisht: “I bëjmë thirrje Serbisë që të mbështesë përpjekjet e mëtejshme drejt konsolidimit të paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Ne i kërkojmë të dyja vendeve të përfitojnë nga mundësitë e ofruara nga BE për të mundësuar dialogun mes tyre i cili është mirëpritur edhe nga Rezoluta e 9 shatorit 2010 e Asamblesë së Përgjithshme OKB si një kontribut për paqe, siguri dhe stabilitet në rajon.

Ne inkurajojmë progres në forcimin e “rule of lau”. Ne mirëpresim progres dhe inkurajojmë përpjekje të mëtejshme për mbrojtjen e pakicave etnike dhe bashkësive, si dhe vendeve historike dhe fetare në Kosovë”.

n.e/NOA

KOMENTE