Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli pret fëmijët rom: Duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur të drejtat
English

Topalli pret fëmijët rom: Duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur të drejtat

Tiranë, 20 Nëntor, NOA - Në ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka zhvilluar një pritje të veçantë për fëmijët e komunitetit romë në ambientet e sallës së seancave plenare.

Kryetarja e Kuvendit i takoi ata një nga një dhe u uroi mirëseardhjen në atë që ajo e quajti “shtëpia e të gjithë shqiptarëve”.

“Nuk ka pasuri më të madhe për një komb sesa fëmijët, të rinjtë, djemtë dhe vajzat. Unë gjithmonë kam besuar se është detyrë e shoqërisë të investojë te fëmija, pasi investimi te fëmija është investim te kombi,” tha zonja Jozefina Topalli.

Kryeparlamentrarja u ndal në punën që është bërë për të drejtat e fëmijëve dhe u shpreh se çdo ditë duhet të jetë për fëmijët.

“Unë nuk besoj se ka vetëm një ditë në vit që është për fëmijët. Çdo ditë e vitit është për fëmijët, çdo orë e ditës është për fëmijët, çdo ditë e javës është për fëmijët, çdo javë e muajit është vetëm për ju, për secilin prej jush,” tha Kryetarja e Kuvendit.

Ajo nënvizoi se Kuvendi është mbi të gjitha shtëpia e fëmijëve, të cilët janë e ardhmja dhe për këtë arsye në Kuvend janë miratuar shumë nisma ligjore të cilat synojnë përmirësimin e jetës jo vetëm të fëmijëve, por të të gjithë shqiptarëve.

“Nuk ka pasuri më të madhe për një komb sesa fëmijët, të rinjtë, pra secili prej jush. Unë gjithmonë kam besuar se është detyrë e shoqërisë të investojë te fëmija, pasi investimi te fëmija është investim te kombi,” tha Topalli.

Ajo foli për traktatin ndërkombëtar të të drejtave të fëmijëve, që është instrumenti i parë ligjor që trajton fëmijët si të barabartë pavarësisht nga vendi ku lindin, nga gjuha që flasin, nga traditat dhe kultura prej së cilës vijnë.

Pjesë bisedës së saj ka qenë dhe vendimi i Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave.

“Kjo liri është pjesë e shpirtit tonë. Është dimension i rëndësishëm i të drejtave të njeriut. Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të shohësh një popull me një energji të madhe dhe me një përkushtim të madh, që në 20 vite ka rekuperuar dhjetëra dekada, qindra vjet kur historia kishte ndaluar. Ne jemi një popull me energji, një vend që e duam Europën, që i duam vlerat e komunitetit europian, që punojmë çdo ditë për to,” tha Topalli.

Në fjalën e saj Topalli u shpreh se do të jetë gjithmonë avokatja e të drejtave të fëmijëve.

“Nuk ka dhimbje më të madhe për një nënë, për një grua kur sheh një problem, një sëmundje të fëmija, apo një fatkeqësi te fëmija. Nuk ka shokim më të madh sesa kur dëgjon lajm të vështirë për fëmijët, ndaj dhe gjithë shoqëria shqiptare duhet të mobilizohet për secilin prej jush, për t’ju mbrojtur në të drejtat tuaja, për të bërë të mundur që jeta juaj të jetë e gëzueshme dhe ju të jeni të lumtur në këtë jetë.” tha ajo.

a.k/NOA

KOMENTE