English

Ahmedinexhad përcakton moshën e martesës, 16 veç vajzat dhe 20 djemtë

Teheran, 21 nëntor, NOA – Presidenti iranian, Mahmoud Ahmedinexhad, i ka bërë thirrje vajzave të reja të martohen në moshën 16-vjeçare, në refuzimin e tij të fundit të programit në fuqi për planifikimin familjar.

“Mosha e martesës për djemtë duhet të jetë 20 vjet dhe për vajzat rreth 16 dhe 17”, tha ai, sipas të përditshmes të drejtuar nga shteti “Jam-e Jam”. “Mosha e martesës për djemtë ka arritur në 26 vjet dhe për femrat në 24, dhe nuk ka arsye për këtë”, transmeton AP.

Pas rritjes së shifrave të lindjes në prag të Revolucionit Islamik të vitit 1979, Irani ka zbatuar një program të planifikimit familjar në vitet 90’ të lavdëruar ndërkombëtarisht, që ka reduktuar në mënyrë dramatike normën e rritjes. Ahmedinexhadi ka kritikuar programin si të pafe dhe import perëndimor.

NOA

KOMENTE