Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dora Bakojanis shpall krijimin e partisë “Aleanca Demokratike”
English

Dora Bakojanis shpall krijimin e partisë “Aleanca Demokratike”

Athinë, 21 nëntor, NOA - Në prani të 5 mijë mbështetësve ish-deputetja greke e partisë konservatore “Demokracia e Re”, Dora Bakojanis ka shpallur sot krijimin e forcës së saj politike të quajtur “Aleanca Demokratike”.

Ish-ministrja e Jashtme e qeverisë Karamanlis e ndërmori këtë hap pas përjashtimit që Antonis Samaras, kryetari i “Demokracisë së Re” i bëri asaj dhe një grupi deputetësh, të cilët votuan pro masave antikrizë të qeverisë socialiste, të Jorgo Papandreut.

“Themeluam sot një lëvizje kombëtare të qytetarëve të përgjegjshëm, një lëvizje demokratike dhe të pavarur dhe jo një parti më tepër ne skenën politike greke”, tha në fjalimin e saj hapës Bakojanis.

Sipas saj, Aleanca Demokratike do të synojë të afrojë pranë saj personalitete të qendrës së djathtë, qendrës së majtë dhe liberaldemokratëve.

Partia e Bakojanis ka shpallur si prioritete të programit të saj, krijimin e një sistemi të përhershëm taksimi në kufijtë e 20%-it, zvogëlimin e administratës publike në 10 vitet e ardhshëm, reformën në sistemin e pensioneve si dhe ndryshimin e ligjit për sindikatat dhe grevat masive.

Dora Bakojanis është e bija e ish-kryeministrit, Konstandinos Micotakis.

Ajo ka një karrierë të pasur politike me disa funksione, si ministre e Jashtme dhe kryetare e Bashkisë së Athinës.

mit/NOA
KOMENTE