Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri: Presidenti Obama dëshiron të vizitojë Shqipërinë
English

Kryeministri: Presidenti Obama dëshiron të vizitojë Shqipërinë

Tiranë, 21 nëntor, NOA – Pas vizitës së parë të një presidenti amerikan në Shqipëri, të ish shefit të Shtëpisë së Bardhë, Xhorxh W. Bush në vitin 2007, edhe presidenti amerikan Barack Obama mund të vizitojë Shqipërinë.

Dëshirën për këtë vizitë në vendin e shqipeve, shefi i Shtëpisë së Bardhë ia ka pohuar vetë kryeministrit Sali Berisha gjatë takimit që patën në Lisbonë në kuadër të samitit të NATO-s.

I entuziazmuar për takimet e rëndësishme me krerët e qeverive më të fuqishme të botës, kryeministri Berisha bëri me dije për mediat se presidenti amerikan Barack Obama i kishte konfiduar gjatë takimit se donte të vizitonte Shqipërinë, pasi vetë Obama është njohur me arritjet e Shqipërisë si një vend anëtar i NATO-s.

Madje presidenti Obama, tha Berisha, nënvizoi edhe mbështetjen e kombit dhe qeverisë amerikane për Shqipërinë.

“Në këtë samit, tha kryeministri Berisha me një frymë euforike, “Shqipëria për herë të parë u ul në tryezë me të drejta të plota dhe u vlerësua si një vend me një kontribut të çmuar në këtë aleancë”.

Berisha konfirmoi sakaq se në të dy dokumentet e samitit të NATO-s u shpreh vlerësimi për reformat e qeverisë.

“Aleanca shprehu vendosmërinë e vet për të qenë në Kosovë si shtyllë për stabilitetin dhe për konsolidimin e forcave te ushtrisë në Kosovë”, theksoi Berisha duke vërejtur se NATO konfirmoi edhe njëherë politikën e saj të dyerve të hapura.

Berisha shtoi më tej se gjatë fjalës së tij në samit, për herë të parë si një kryetar qeverie i një vendi të barabartë me anëtarët e tjerë, ai kishte theksuar rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për NATO-n, dhe për ruajtjen e paqes së rajonit.

Ai tha se sakaq se qeveria e tij mbështet nisjen e bashkëbisedimit mes Serbisë e Kosovës, që të dy vendet e Ballkanit të shkruajnë një histori të re mes tyre.

“Samiti i Lisbonës ishte një rast i shkëlqyer për mua për të paraqitur sukseset e Shqipërisë në rrugën e saj drejt reformave” theksoi kryeministri, duke nënvizuar se thuajse të gjithë krerët e shteteve, me të cilet u takua i vlerësuan reformat e qeverisë se tij.

Berisha tha se edhe presidenti francez, Nikolas Sarkozi, kancelarja gjermane Angela Merkel shprehën dëshirën për të vizituar Shqipërinë.

Berisha pohoi se kishte patur takime të përzemërta me kryeministrin italian, Silvio Berluskoni, me kryeministrin e Spanjës, Zapatero, atë të Belgjikës, Luksemburgut, të Çekisë, të Polonisë etj.

Kryeministri Berisha theksoi se “Ato dy ditë u shfrytëzuan për takime, tek të cilat unë shpreha falenderimet dhe mirënjohjen e shqiptarëve për heqjen e vizave duke garantuar vendet e BE-së, për besimin ndaj Shqiperise për heqjen e vizave, se do të respektohet procesi i lëvizjes së lirë nga qytetarët shqiptarë.Vijon...

mit/NOA
KOMENTE