Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lëvizja Zgjohu: Qeveria Gruevski po izolon edhe shqiptarët
English

Lëvizja Zgjohu: Qeveria Gruevski po izolon edhe shqiptarët

Shkup, 21 nëntor, NOA - Lëvizja Qytetare Zgjohu! Deklaron se opinioni në Maqedoni është i shqetësuar nga mungesa e përkushtimit Euroatlantik të Qeverisë së Maqedonisë dhe nga tendenca për izolim të vendit që u riafirmua në samitin e sapo përfunduar të NATO-s në Lisbonë dhe në raportin e fundit të progresit të Bashkimit Evropian.

“28 vendet anëtare të Aleancës konfirmuan politikën e dyerve të hapura për vendet aspirantë, duke përfshirë edhe Maqedoninë, por për fat të keq, autoritetet e vendit nuk po shqetësohen që çdo samit i kaluar i NATO po konfirmon izolimin e Maqedonisë. Konsensusi është vlerë e përqafuar nga vendet anëtare të NATO dhe Qeveria duhet të veprojë në përputhje të rekomandimeve të komunitetit ndërkombëtar duke i zgjidhur çështjet bilaterale ditë më parë.”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Zgjohu.

Sipas kësaj organizate, mospjesëmarrja e Kryeministrit Gruevski në samitin e Lisbonës forcon bindjen tonë që proceset integruese të Maqedonisë nuk janë prioritet i qeverisë që ai drejton.

“Deklaratat e tija për rëndësinë e rreshtimit të Maqedonisë pranë familjeve evropiane, për fat të keq nuk mbështetën me vepra dhe vendi sa vjen dhe largohet nga alternativa e vetme për të ardhmen e vendit”, thuhet në komunikatë.

Zgjohu thekson se përderisa flamuri kombëtar shqiptar valon krenar në Bruksel, shqiptarët e Maqedonisë, mbeten të izoluar dhe në pritje të marrjes së vendimeve të rëndësishme nga Gruevski.

“Prandaj, më 28 nëntor, Lëvizja ZGJOHU! do të festojë Ditën e Flamurit duke demonstruar vullnetin e shqiptarëve të Maqedonisë për t’u integruar në NATO dhe BE. Duke marrë parasysh se integrimi veriatlantik i vendit është prioritet i të gjitha partive politike shqiptare, ZGJOHU! pret që ato të rreshtohen pa përjashtim në mbështetje të demonstratës së 28 nëntorit”, thuhet në fund të komunikatës.

NOA/INA

KOMENTE