English

Meta pas takimit me Sanxhakun: LSI, parti e dyerve të hapura

Lushnjë, 21 nëntor, NOA, Update – Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaroi sot nga qyteti i Lushnjës se parti që ai drejton është e hapur për të gjithë. Gjatë një takimi me strukturat drejtuese së LSI-së në këtë qytet, ku u bë dhe pranimi i kreut të Bashkisë Albert Sanxhaku në këtë forcë, Meta u shpreh se “LSI është parti e dyerve të hapura”.

Kreu i LSI-së është ndalur në fjalën e tij në procesin e riorganizimit duke theksuar se kjo forcë politike do të marrë një rezultat mjaft pozitiv në këtë qytet.

Ai ka theksuar se identiteti LSI-së tashmë është i qartë për të gjithë dhe është në funksion të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

“Kush punon për LSI-në, punon për integrimin e vendit”, tha Meta gjatë takimit.

Kreu u LSI-së ka theksuar në fjalën e tij se partia që ai drejton është një parti për evropiane.

Qëllimi i vizitës së Metës në këtë qytet ka qenë zyrtarizimi i kalimit të kreut të Bashkisë Albert Sanxhaku nga Partia Socialiste në Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Pas një takimi të zhvilluar mes Metës dhe Sanxhakut, në një deklaratë që dhënë për mediat, u konfirmua dhe ripranimi i kreut të Bashkisë në LSI.

Sanxhaku u shpreh se vjen në LSI së bashku me 350 anëtarë, duke mos gjetur në asnjë parti tjetër, siç tha ai, hapësirat që kanë të LSI-ja.

a.k/NOA

KOMENTE