Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
NATO dhe Rusia duan të hapin një kapitull të ri
English

NATO dhe Rusia duan të hapin një kapitull të ri

Lisbonë, 21 nëntor, NOA - Më shumë se 20 vjet pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, NATO dhe Rusia do të bashkëpunojnë ngushtë me njëra-tjetrën.

Të 28 krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s i kërkuan presidentit rus Dimitri Medvedjev në samitin e Lisbonës që të bashkëpunojë në ndërtimin e një mbrojtjeje të re raketore në Evropë.

Kreu i Kremlinit pranoi ofertën, por vendosi ndër të tjera kushtin e një shkëmbimi infomacionesh të gjithëanshme.

Rusia duhet parë si partner dhe jo si kundërshtar, tha presidenti i SHBA-së Barack Obama në mbyllje të samitit. Rusia përfundoi me NATO-n një marrëveshje tranzit më të gjerë për Afganistanin.

Në të njëjtën kohë Aleanca vendosi që stacionimit të trupave luftarake në Afganistan t'i jepet fund deri në 2014. Në vitin 2011 pritet që t'i dorëzohen përgjegjësitë për provincën e parë qeverisë afgane. Në Lisbon protestuan në mënyrë paqësore rreth 10.000 njerëz kundër samitit të NATO-s.

NOA/DV

KOMENTE