English

Shkenca në dilemë: Ja tetë zërat misteriozë të paidentifikuar kurrë (Video)

Tirane, 21 Tetor, NOA/Rid Bulku - Alienët komunikojnë me ne? Bota është plot tinguj, prodhuar nga çdo gjë, shumica e të cilave janë të njohura nga ne, por ekzistojnë disa tinguj, a zëra që për vite me radhë nuk është dhënë ende një shpjegim, apo të jetë përcaktuar burimi i tyre.

VIDEO – Zhurma e parë: “The Bloop”

VIDEO – Zhurma e dytë: “The Hum”

Ja 8 zërat misteriozë të paidentifikuar ku sot vijojmë me “Misteri “Slow Down” dhe "Kuak"

Është regjistruar më 19 maj të vitit 1997, në të njëjtin vit me Bloop, ky zë i pashpjeguar zgjati 7 minuta dhe është quajtur “Slow Down”, sepse frekuenca e zërit largohej me kalimin e kohës.

{youtube}MRzCbolcnag{/youtube}

Zëri është regjistruar nga tre sensorë të NOAA, (National Ocqeanic and Atmosperich Administration) (Agjencia Kombëtare e Administrimit të Oqeaneve dhe Atmosferës së SHBA) në një rreze rreth 2000 kilometra në Oqeanin Paqësor.

Disa ekspertë mendojnë që mund të jetë i lidhur me Bloop. Deri tani asnjë zë i tillë nuk është regjistruar në fund të detit.

Misteri "Kuak"

Kuak janë zhurma vazhdimisht të regjistruara nga nëndetëset sovjetike gjatë Luftës së Ftohtë në thellësi të Atlantikut të Veriut.

Tingulli është një zë i ngjashëm me atë të një bretkose (prej të cilit vjen dhe emri që imiton).

Sipas marinarëve rusë, ky zë vjen nga një objekt në lëvizje në disa zona të Atlantikut. Objekti nga vjen zëri nuk është identifikuar kurrë. Gjatë Luftës së Ftohtë sovjetikët ishin të bindur se kishin kapur mesazhe sekrete të teknologjisë amerikane.

Sot, pas shumë vitesh, shkencëtarët besojnë se Kuak ndoshta është provokuar nga disa krijesa të ngjashme me oktapodin që për shkak të guaskës së tyre nuk mund t’i identifikohet zëri.

r.b/.NOA

KOMENTE