English

Kinë, ashtu si në Kili shpëtohen të gjithë minatorët

Kinë, 22 nëntor NOA - Të gjithë 29 minatorët e bllokuar në fund të një minierë në Kinën juglindore u shpëtuan. Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia e Lajmeve Kina e re. Trupat e shpëtimit kanë deklaruar se ja dolën mbanë të largonin të gjithë ujin që ishte në minierë me anë të një pompe. Aksidenti ndodhi gjatë ditës së dielë, në një moment kur në minierë ndodheshin 41 punëtorë.

Orë ankthi, në Zelandën e Re. Ekipet e shpëtimit shpresojnë që së shpejti të kenë një pasqyrë më të qartë të kushteve brenda minierës që u rrëzua pas një shpërthimi ditën e premte. Ekipet e shpëtimit ende nuk mund të hyjnë në minierë për shkak të përqendrimit të lartë të gazrave toksike.

r.b/NOA

KOMENTE