English

Milan, Allegri i jep një tjetër mundësi Ronaldinhos

Milano, 23 nëntor NOA - Në trenin e nisur për në Auxerre në të cilin, tifozët e Milanit shpresojnë se do të jetë ai që do ti hapë dyert për kualifikimin në një të tetat e Ligës së Kampionëve, një vend kryesor të rezervuar ka braziliani Ronaldinho. Kjo të paktën ëshë ajo çka lë të kuptojë në fjalët e tij tekniku kuq e zi Massimiliano Allegri.

“Ronaldinho ka kryer një stërvitje mjaft të mirë. Ka shfaqur dëshirë të madhe për të luajtur dhe është në top-formë”, - deklaroi Allgeri. Dinho me sa duket do të jetë në fushë që nga minuta e parë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ku Milani do të përballet me francezët e Auxerre dhe kjo bazuar në fjalët e teknikut të Milanit i cili është shprehur i lumtur për gjendjen aktuale të brazilianit.

r.b/NOA

KOMENTE