Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi në Firence: Italia aleati strategjik i Shqipërisë
English

Presidenti Topi në Firence: Italia aleati strategjik i Shqipërisë

Firence, 22 nëntor, NOA – “Shqipëria dhe Italia janë jo vetëm dy vende fqinje, por edhe partnere në shkëmbimet ekonomiko-tregtare si dhe ato kulturore”.

Pikërisht ishte kjo linjë partneriteti u theksua gjatë vizitës së presidentit Bamir Topi në Itali.

Në ditën e tretë të vizitës së punës në Itali, Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe delegacioni zyrtar, që e shoqëron u pritën sot në Bashkinë e Firences nga Kryebashkiaku Mateo Renci, Prefekti Paolo Padoin dhe Presidenti i Rajonit të Toskanës, Enriko Rosi.

Presidenti Topi vlerësoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe shoqërore mes dy vendeve dhe miqësinë tradicionale të konsoliduar mes dy popujve tanë. Presidenti i njohu autoritetet më të larta vendore të Firences dhe Rajonit të Toskanës me zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe reformat në drejtim të konsolidimit të të institucioneve demokratike, fuqizimit të kuadrit ligjor si dhe përmirësimit të klimës së biznesit në vend.

Ai vuri në dukje nevojën për zgjerimin dhe rritjen e investimeve të sipërmarrësve prestigjioze italiane në vendin tonë, pasi sikundër tha ai “Italia mbetet aleati ynë strategjik dhe një mbështetëse e fuqishme në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit e në Bashkimin Evropian”.

Kryetari i Shtetit bëri një panoramë të frymës së re euro-integruese të krijuar në Shqipëri pas vendimit për liberalizimin e vizave për Shqipërinë me BE-në, duke shprehur mirënjohjen për ndihmesën e Italisë dhe institucioneve të saj në këtë arritje të vendit tonë dhe duke vënë në dukje faktin se “shteti dhe qytetarët shqiptarët janë të ndërgjegjshëm për sfidat dhe detyrimet që rrjedhin nga ky vendim”.

Nga ana e tyre, autoritetet më të larta vendore të Firences dhe Rajonit të Toskanës vlerësuan vizitën e Kreut të Shtetit shqiptar si të një rëndësie të veçantë për zhvillimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat mes dy vendeve duke nënvizuar rolin e rëndësishëm të emigrantëve shqiptarë në Itali, të cilët kanë dhënë një kontribut thelbësor në drejtim të thellimit të miqësisë dhe lidhjeve tradicionale shqiptaro-italiane.

Në takime, nga Presidenti Topi u theksua rëndësia e rritjes së pranisë së investitorëve italianë në vendin tonë si dhe shtimi i shkëmbimeve ekonomike-tregtare dhe atyre kulturore mes dy vendeve.

mit/NOA
KOMENTE