Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Qeveria nuk po investon për pastrimin e plehrave në vend
English

PS: Qeveria nuk po investon për pastrimin e plehrave në vend

Tiranë, 22 nëntor, NOA – Ndërsa qeveria deklaron se Shqipëria po kthehet në një destinacion të kërkuar turistik, opozita rishtas e ka kritikuar se qeveria në fakt nuk po bën asgjë për mbrojtjen e mjedisit dhe pastrimin e mbeturinave në vend.

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja në komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese, hodhi kritika lidhur me faktin se industria e riciklimit në Shqipëri është përqendruar rreth portit të Durrësit, si porti lidhës me Italinë.

Sipas deputetit socialist, industria e riciklimit e projektuar fort nga qeveria nuk zgjidh problemin e pastrimit të mbeturinave në vend, pasi kjo industri do të riciklojë plehra të importuara dhe jo plehra të gjeneruara në vend.

Në këtë këndvështrim, gjatë diskutimit të projektbuxhetit të vitit 2011 dhe fondeve të parashikuara për mjedisin, deputeti i opozitës tha në draftin e paraqitur nga qeveria nuk parashikohen fonde për pastrimin e plehrave duke i mëshuar faktit se qeveria nuk po i sheh me vëmendjen e duhur investimet për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja.

Sipas deputetëve socialistë fondi prej 408 milionë lekësh i parashikuar për mjedisin në projektbuxhetin e vitit 2011 është i pamjaftueshëm.

Projektbuxheti i 2011-ës, pritet të kalojë për diskutim në seancën plenare të së enjtes, më 25 nëntor.

mit/NOA
KOMENTE