English

Reshjet e shiut, pezullohet puna në Portin e Durrësit, probleme dhe në Vlorë

Tiranë, 22 nëntor, NOA – Era e fortë dhe reshjet e shiut kanë sjellë probleme në terminalin e përpunimit të anijeve në Portin e Durrësit.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se si pasojë e erës së fortë dhe dallgëve autoritetet e portit janë detyruar që të ndërpresin punën, deri në qetësim të situatës.Probleme janë vrejtur dhe në Portin e Vlorës, por situata paraqitet më e qatë dhe niveli i dallgëve është më i ulët.

Ndërkohë që autoritetet portale kanë këshilluar që varkat e vogla të peshkimit të mos dalin në det, si pasojë e stuhive.

Reshjet e shumta të shiut gjatë natës dhe orët e para të mëngjesit kanë shkaktuar probleme në zona të ndryshme në vendit.

Në qytetet kryesore ka pasur probleme me qarkullimin e automjeteve. Deri tani nuk raportohet për dëme apo për përmbytje.

a.k/NOA

KOMENTE