Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Video: Presidenti Topi, aheng me Tarkanin në Turqi
English

Video: Presidenti Topi, aheng me Tarkanin në Turqi

Bodrum, Turqi, 22 Nëntor 2010 NOA/ Rid Bulku – Pushimet më të fundit, kryetari ynë i shtetit, zor se ka për t’i harruar kollaj. Në një shoqëri që vërtet ia vlente, ai ka shijuar për tre orë rresht një koncert të këngëtarit të njohur turk Tarkan, djaloshi që admirohet nga mijëra vajza jo vetëm në vendin ku ka lindur por edhe në Shqipëri.

Në koncertin e Tarkan ishin të pranishëm më shumë se pesë mijë vetë, por dy mijë fansa të tjerë u detyruan të kthehen mbrapsht pasi nuk gjetën bileta.

Në video, që në sekondat e para të saj, dallohet Presidenti i Republikës, Bamir Topi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Teuta dhe dy vajzat e tyre Enida dhe Etida.

Ata njëri pas tjetrit, në fillim çifti presidencial dhe pastaj dy bijat e tyre bukuroshe, veshur provokueshëm, janë futur në pistën ku do të këndonte Tarkani, tek Bianca Beach Club në Bodrum, ku familja presidenciale kaloi pushimet për 5 ditë këtë gusht.

Gjatë orëve të koncertit por edhe pas tij, Tarkan ka qëndruar me Presidentin Topi dhe gruan e tij e vajzat dhe kanë dalë fotografi së bashku.

Madje, Tarkan i ka dhuruar familjes presidenciale edhe diskun e dedikuar të albumit të tij më të ri,

Kurse siç shihni në fillim dhe në fund të videos, familja presidenciale ishte gjatë në qendër të vëmendjes së paparacëve.

e.r/NOA

{youtube}WxO39hI-2uM{/youtube}

KOMENTE