English

Aksidenti fatal, 48-vjeçari vdes nga përplasja me makinë

Tiranë, 23 nëntor, NOA – Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 38-vjeçarin Alban Gjolla, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë për arsye se, rreth orës 21.30, në aksin rrugor Fushe Kruje-Tirane,në afërsi të urës së Tapizës, janë përplasur mjetet autoveturë tip Benz Taksi, me targa “TR 018 C”, që drejtohej prej tij, me mjetin autoveturë tip Lançia me targa “TR 4439 D” që drejtohej nga Avdyl Çela.

Si pasojë e përplasjes ka vdekur ne vend drejtuesi i mjetit tip Lançia ky i fundit, 48 vjeç, lindur në Tropojë e banues në Tiranë, punonjës i Gardës së Republikës.

Materialet do t’i referohen prokurorisë së Krujës për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal në ngarkim të Alban Gjolas.

n.e/NOA

KOMENTE