Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Bëhu aktiv, denonco dhunën”, nisin në 25 nëntor 16 ditët kundër dhunës
English

“Bëhu aktiv, denonco dhunën”, nisin në 25 nëntor 16 ditët kundër dhunës

Tiranë, 23 nëntor, NOA - “Bëhu aktiv, denonco dhunën”... Ky do të jetë slogani i Ditëve Ndërkombëtare Kundër Dhunës, që do zgjasin për 16 ditë nga 25 nëntori deri në 10 dhjetor të organizuara nga shoqata “Në Dobi të Gruas Shqiptare”.

Kjo fushatë ndërgjegjësuese do të marrë jetë të enjten e 25 nëntorit në sheshin përpara Parlamentit shqiptar, në orën 9:30 me një protestë masive paqësore, që do t’i kushtohet grave të vrara, viktima të dhunës si dhe do të synojë të jetë një zë më shumë për zbatimin e ligjit kundër dhunës në familje.

Përgjatë Ditëve Ndërkombëtare Kundër Dhunës, shoqata NDGSH do të zhvillojë një sërë aktivitetesh.

16 ditët kundër dhunës janë 16 ditët e aktivizmit të fushatës kundër dhunës gjinore, dhe përbëjnë një fushatë ndërkombëtare, e cila ka origjinën e saj nga "Instituti i Lidershipit të Grave në Botë" (Women's Global Leadership Institute) të sponsorizuar nga "Qendra për Lidershipin Global të Gruas" (Center for Women's Global Leadership) më 1991.

Pjesëmarrësit zgjodhën 25 nëntorin si Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj Gruas dhe 10 dhjetorin si Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, me qëllim që të lidhin në mënyrë simbolike dhunën ndaj gruas dhe të drejtat e njeriut, për të vënë theksin në faktin që një dhunë e tillë është dhunim i të drejtave të njeriut.

Kjo periudhë 16 ditore, njëkohësisht nënvizon data të tjera domethënëse si 29 nëntorin (Dita Ndërkombëtare e Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut e të Gruas), 1 dhjetorin (Dita Botërore e Luftës Kundër Sidës) dhe 6 dhjetorin, e cila përkujton përvjetorin e Masakrës së Montrealit.

Fushata 16 ditore është përdorur si një strategji e organizuar nga individë dhe grupe nëpër botë, për të bërë thirrje për eliminimin e çdo forme të dhunës ndaj gruas nëpërmjet ndërgjegjësimit ndaj dhunës gjinore, si një e drejtë njerëzore në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Që nga viti 1991, rreth 1700 organizata në 130 vende të botës kanë marrë pjesë në fushatën e 16 ditëve kundër dhunës ndaj gruas.

mit/NOA
KOMENTE