Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjen të ëmën pas 33 vjetësh dhe zbulon se ishte një e moshuar me mjekër
English

Gjen të ëmën pas 33 vjetësh dhe zbulon se ishte një e moshuar me mjekër

SHBA, Për 33 vjet, Richard Lorenc ka kërkuar informacion në lidhje me nënën e tij të vërtetë, por kurrë nuk do ti kishte shkuar në mend se do të gjente një grua të moshuar me mjekër.

Richard pas disa problemeve me shpinën, vendosi të mësojë më shumë për familjen e tij të vërtetë dhe rreth pemës së familjes së tij, për të kuptuar nëse sëmundja e tij ishte gjenetike.

Pas shumë hulumtimesh me autoritetet në Kansas, Richard arriti të marrë informacion në lidhje me një grua 62 vjeçe hermafrodite me një mjekër të gjatë. Megjithë dyshimet e hershme dhe dyshimet pasi kishte gjetur disa fotografi në internet, Richard ka bërë gjithçka ka qenë e mundur për të takuar atë që besohej se ishte nëna e tij e vërtetë. Pas takimit me nënë e tij, Vivian Wheeler, të dy zbuluan se kishin shumë gjëra të përbashkëta, të dy vuanin nga hipertrikosi, të dy kishin mjekër dhe mjekra e gruas ishte shumë më e gjatë se e tij, gati 28 centimetra.

Tani, pas një, mungese të gjatë, nënë e bir janë ftuar në një emision televiziv drejtuar nga Maury Povici. Gjatë transmetimit, të dy iu nënshtruan testimit të ADN-së dhe priten nga e premtja rezultatet e analizave.

a.e./NOA

KOMENTE