Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KLD, masa disiplinore për disa gjyqtarë
English

KLD, masa disiplinore për disa gjyqtarë

Tiranë, 23 nëntor, NOA – Këshilli i Lartë i Drejtësisë do t`i propozojë ministrit të Drejtësisë masa disiplinore për disa gjyqtarë.

Një fakt të tillë, ky institucion e ka përcaktuar në një letër të posaçme, lajm ky i konfirmuar nga vetë nënkryetari i tij Kreshnik Spahiu, sipas të cilit, propozimi i KLD-së vjen pas inspektimit të punës së gjyqtarëve ku sipas tij janë konstatuar një sërë problemesh dhe shkelje nga ana e gjyqtarëve.

Gjithashtu Spahiu theksoi se janë verifikuar disa ankesa të qytetarëve dhe janë verfikuar edhe çështjet e 360 gjyqtarëve. Një masë e tillë është ndërmarrë në kuadrin e inspektimeve nëpër gjykata, ku mes tyre do të vijojnë edhe ato në qytetet e Durrësit, Vlorës dhe Shkodrës.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë është përfshirë në verifikimin e mijëra dosjeve të gjykuara nga 360 gjyqtarë të 30 gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apelit në mbarë vendin.

n.e/NOA

KOMENTE