English

Masakrohet me thika nxënësi në shkollën “Eqerem Çabej”, sherri për të dashurën

Tiranë, 23 nëntor, NOA Update – Rëndohet situata e 16-vjeçarit të plagosur sot në shkollën e mesme “Eqerem Çebaj”. Incidenti i ndodhur paraditen e sotme ka shkaktuar plagosjen e një 16-vjeçari. Gazetari i Agjencisë NOA raporton se si pasoje e incidentit, që mendohet se ka nisur për një femër, ka mbetur i plagosur 16-vjeçari Dh. Kushgjini.

Ngjarja ka ndodhur para shkollës “Eqerem Çabej” dhe pas shkëmbimit të sharjeve, të rinjtë janë përplasur fizikisht.

Më pas kanë përdorur dhe mjete të forta. Dy bashkëmoshatarët L. Hida dhe J. Oshini kanë nxjerrë thikat dhe e kanë goditur Dh. Kushgjinin katër herë, duke i shkaktuar dëmtime serioze.

Kushgjini është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ndërsa raportohet se gjendja e tij shëndetësore është mjaft kritike.

Policia është vënë në ndjekje të dy adoleshentëve dhe pritet arrestimit i tyre. Sipas bashkëmoshatarëve sherri ka nisur ditën e djeshme dhe pas njoftimit të mësuesve, është menduar se gjithçka është qetësuar.

Por ditën e sotme tre të rinjtë janë përplasur sërish, por këtë herë duke përdorur thikat dhe shkopinjtë e bejsbollit.

a.k/NOA

KOMENTE