Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një këpucar mashtron Shtëpinë e Bardhë, shitet si negociator me talebanët
English

Një këpucar mashtron Shtëpinë e Bardhë, shitet si negociator me talebanët

Në luftë dhe dashuri gjithçka është e lejuar, shpesh edhe mashtrimi. Kështu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe liderët afganë janë viktimat e një mashtrimi të orkestruar nga një person që pretendonte se ishte një nga figurat kyç të talebanëve.

Mullah Mansur është emri i rremë i një personi i cili është takuar në mënyrë sekrete me Presidentin Afgan Hamid Karzai, dhe i ka premtuar se në këmbim të miliona dollarëve do negocionte në emër të amerikanëve pranë të pakapshmit Mullah Omar, një lider i talebanëve që prej vite i vë shkopinjtë ndër rrota forcave të NATO-s.

Lajmin e ka bërë të ditur Nju Jork Times, sipas së cilës personi që është prezantuar si Mullahu Mansur ka zhvatur para, dhe është zhdukur pas tre muajsh negociata të rreme me amerikanët të cilët besonin se në luftën kundër terrorizmit, fati u kishte trokitur në derë.

Tv Klan citon se afganët kanë ngelur gojëhapur, amerikanët janë zemëruar ndërsa disa të tjerë thonë që e gjitha është një makinacion i pakistanezëve për të penguar negociatat për paqe dhe se i ashtuquajturi Mullah Mansur është në të vërtetë një këpucar.

KOMENTE