English

Paditet emigranti shqiptar se la vogëlushin në mes të rrugës

Rethimno, Greqi, 23 Nëntor 2010 NOA – Një vogëlush katër vjeçar u pa të ekspozohej në rrezik pasi gjendje i vetëm në mes të rrugës dhe u ndihmua nga autoritetet pasi kalimtarë të rastësishëm njoftuan mbi fëmijën që endej i vetëm.

Ngjarja ka ndodhur në Rethimno të Greqisë dhe prindi i të voglit, një 37 vjeçar, emigrant nga Shqipëria, është kallëzuar penalisht nga policia dhe prokuroria për ekspozim ndaj rrezikut për jetën të fëmijës së pambrojtur.

Policia tha se fëmija katër vjeçar u gjet dje pasdite në rrugën Antisminarhu Vasilaki në qytetin e Rethimnos.

Ai gjendej i pashoqëruar nga askush dhe forcat e sigurisë së qytetit, e morën në rajonin policor ku edhe morën detajet për familjen e tij.

Nisur nga akuza e mësipërme, policia ka arrestuar 37 vjeçarin shqiptar i cili refuzoi të kishte qenë qëllimshëm në braktisje të fëmijës.

Gjithsesi ai po mbahet nën arrest kurse fëmija nën kujdesin social. Ndaj të dyshuarit ka nisur procedimi penal nga Prokuroria e Rethimnos.

e.r/NOA

KOMENTE