Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi- Maud de Boer Buquichio: Mirënjohje KiE-s për ndihmën drejt integrimit
English

Topi- Maud de Boer Buquichio: Mirënjohje KiE-s për ndihmën drejt integrimit

Tiranë, 23 nëntor, NOA – “Ndjeshmëria jonë ndaj Këshillit të Evropës vazhdon të mbetet e lartë”, i tha sot Presidenti Bamir Topi, zëvendëssekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Maud de Boer Buquichio, e cila kryeson një delegacion zyrtar që po viziton Shqipërinë.

Kjo kryefjalë erdhi pasi kryetari i shtetit, gjatë takimit bëri një panoramë të përgjithshme të proceseve integruese në vend dhe përpjekjeve të shtetit shqiptar për konsolidimin e shtetit ligjor dhe të institucioneve demokratike, forcimin dhe efikasitetin e luftës kundër korrupsionit.

“Ne shprehim mirënjohjen tonë për gjithë vëmendjen dhe ndihmesën e vazhdueshme që kemi marrë nga Këshilli i Evropës gjatë gjithë rrugës sonë të integrimit në BE”, - vuri në dukje Kryetari i Shtetit, duke shprehur bindjen se “shqiptarët, institucionet e shtetit tonë janë maksimalisht të angazhuar dhe do të arrijnë t’i dëshmojnë Bashkimit Evropën përmbushjen e standardeve të kërkuara dhe vlerat e tyre më të larta qytetare dhe shoqërore”.

Në këtë drejtim Presidenti Topi theksoi rolin pozitiv të Shqipërisë në rajon si dhe ndjekjen e një politike të moderuar dhe efikase në drejtim të rritjes së bashkëpunimit, paqes dhe qëndrueshmërisë në Ballkan.

Nga ana e saj, Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Maud de Boer Buquichio e përgëzoi Presidentin Topi për transformimin rrënjësor dhe arritjet e vendit tonë, edhe në sajë të këshillave dhe ndihmesës së Këshillit të Evropës në drejtim të konsolidimit të demokracisë, institucioneve të pavarura, shtetit të së drejtës, respektimit të të drejtave të njeriut.

Ajo e siguroi Kreun e Shtetit shqiptar se kjo ndihmesë dhe mbështetje do të vazhdojë deri në realizimin dhe përmbushjen e suksesshme të aspiratës integruese të popullit shqiptar për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane.

Presidenti Topi në krye të takimit i shprehu kënaqësinë për këtë takim Zëvendëssekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, pasi Shqipëria po përjeton momente të rëndësishme të zhvillimit me liberalizimin e vizave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, po ashtu dhe përballjen me përgjegjësitë për të realizuar me sukses të gjitha reformat dhe kriteret e kërkuara integruese.

mit/NOA
KOMENTE