Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dhuna në shkolla, Policia: Kemi shtuar patrullat në çdo ambient mësimor
English

Dhuna në shkolla, Policia: Kemi shtuar patrullat në çdo ambient mësimor

Tiranë, 24 nëntor, NOA – Incidentet e ndodhura gjatë dy ditëve të fundit në gjimnazet e Tiranës kanë bërë që Policia e Tiranës të marrë masa më të mëdha.

Policia e kryeqytetit njofton zyrtarisht se pas njohjes me incidentet e fundit janë marrë të gjitha masat e nevojshme, për sigurimin e rendit dhe të qetësisë, pranë qendrave studentore dhe shkollat e të gjitha niveleve.

“ Incidentet e krijuara ditët e fundit në afërsi të shkollave të Mesme të Përgjithshme “Sami Frashëri” dhe “Eqerem Çabej” janë analizuar, ndërkohë që dhe autorët janë proceduar”, sqaron Policia e Tiranës.

Për tu paraprirë rasteve të tilla ditën e sotme, drejtuesit e Komisariateve të Policisë dhe Oficerë Policie, kanë marrë sërish takime me stafin pedagogjik të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Qarkut të Tiranës.

Për të garantuar zhvillimin e mësimit janë ngarkuar me detyra shtesë, Patrulla e Përgjithshme e Policisë, strukturat e Parandalimit dhe të Hetimit të Krimit, për monitorimin dhe patrullimin më të shpeshtë të territorit pranë shkollave dhe qendrave studentore.

Nga ana tjetër Policia e Tiranës kërkon bashkëpunimin me drejtuesit e shkollave, stafet pedagogjike, komunitetet e prindërve, nxënësit si dhe me punonjësit e sigurisë të vetë institucioneve arsimore.

Për të shmangur incidentet policia do të marrë masa të rrepta edhe për qarkullimin e mjeteve para ambienteve shkollore.

“Do të ndihmojnë për lëvizjen e lirë të mjeteve dhe të këmbësorëve në afërsi të shkollave, si dhe do të marrin masat e nevojshme ligjore ndaj kundravajtësve. Vëmendja në këtë drejtim do të përqendrohet ndaj drejtuesve të mjeteve që ecin me shpejtësi apo parkojnë në vende të ndaluara në afërsi të shkollave”, njofton Policia e Tiranës.

Masa të rrepta do të merren nga policia edhe ndaj personave që kanë tendencë shpërndarjen apo përdorimin e lëndëve narkotike në shkolla apo në ambientet përreth tyre.

a.k/NOA

KOMENTE