English

Gabriel Aubry në krahët e Kim Kardashian

Los Anxhelos, 24 nëntor NOA - Vetëm disa ditë më parë Gabriel Aubry është deklaruar tepër i shqetësuar për rënien në dashuri të Halle Berry me Oliver Martinez, deri në atë pikë sa mendoi vetëm pas dy muajsh për bashkëjetesë. Megjithatë modeli që me aktoren ka dhe një vajzë me emrin Nahla, me duket është ngushëlluar shumë shpejt duke rënë në krahët e super seksit Kim Kardashian.

bukuroshja brune natën e së dielës në shtëpinë e saj në Los Anxhelos është parë në shoqërinë e Aubry.

“Kim dhe Gabriel janë takuar disa herë në Nju Jork, por mes tyre nuk ka pasur asnjë shkëndijë dashurie” - tha një burim anonim për Life & Style.

“Kur Kim është kthyer në Los Angeles, gjërat kanë ndryshuar, ata shkuan për të darkuar, pastaj morën pjesë në një lojë të Lakers dhe përfundimisht u strehuan në shtëpinë e Kim”, - përfundoi ai.

r.b/NOA

KOMENTE