Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli: Do të mund Edi Ramën
English

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli: Do të mund Edi Ramën

Tiranë, 24 Nëntor 2010 NOA I Plotë- Në Kuvendin e Shqipërisë, Partia Socialiste, dorëzoi sot kërkesën për mocion me debat për çështje të integrimit, mbështetur në nenin 98 të Rregullores.

Si Kryetare e Kuvendit, ndjehem sërish e zhgënjyer nga Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili, për shkak të Leprit që ka në bark, nuk mbajti premtimin për të dorëzuar në Kuvend mocionin kundër Kryetarit të Kuvendit.

Keqpërdorimi i qëllimshëm që, Edi Rama po u bën disa mediave, të cilat po e paraqesin mocionin me debat , si një mocion kundër Kryetarit të Kuvendit, ka vetëm një arsye: Edi Rama, personalisht, ka humbur me turp dy herë në mocionet e tij kundër Jozefina Topallit.

E ftoj Edi Ramën të mos vonohet më, të mos mashtrojë më qytetarët, por të dorëzojë në Kuvendin e Shqipërisë mocionin e tretë dhe të katërt po të dojë, kundër Kryetarit të Kuvendit.

Dy gjëra i garantoj Edi Ramës:

E para, siç kam bërë në çdo rast dhe në çdo kohë, do respektohet pikë për pikë ligji dhe Rregullorja e Kuvendit;

E dyta, e garantoj Edvin Ramën se do ta mundim në çdo mocion dhe në çdo sulm, që ai do të ndërmarrë kundër Kuvendit, kundër Kryetarit të tij dhe kundër çdo institucioni tjetër, që garanton sistemin demokratik në Shqipëri, - përfundon deklarata e Topallit.

e.r/NOA

KOMENTE