English

Nuk ndaluan te postblloku dhe u ofruan para’ policëve rrugorë, arrestohen

Durrës, 24 nëntor, NOA – Forcat e policisë së Durrësit arrestuan në flagrancë dy persona të cilët nuk iu bindën urdhrit të policëve rrugorë për të ndaluar në postbllok. Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, të ndaluarit janë Dashamir Cyrbja, 31 vjeç dhe Artur Vezi, 40 vjeç; që të dy banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi në afërsi te vendit të quajtur “Rotonto” Plepa, Cyrbja gjatë kohës kur drejtonte automjetin tip Volvo me targa BF068GC, nuk i është bindur urdhrit të patrullës për të ndaluar.

Kapja e tij u bë e mundur nga shërbimet e Policisë Rrugore në afërsi të hotel “Adriatik” në segmentin rrugor Plazh-Durrës.

Nga verifikimi i kryer rezultoi se ai nuk posedonte dokumentacionin e nevojshëm për drejtim automjeti dhe për këtë arsye i ka ofruar punonjësve të Policisë së patrullës një shumë parash, të refuzuar nga këta të fundit.

Ndërsa Artur Vezi, i cili udhëtonte si pasagjer ne këtë automjet së bashku edhe me Dashamir Cyrbjan, kanë filluar të fyejnë e kundërshtojnë me duar punonjësit e Policisë Rrugore.

Materialet proceduriale lidhur me rastin në fjalë për veprat penale të korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike, fyerjes për shkak të detyrës, kundërshtimit të punonjësit të Policisë së rendit publik dhe mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE