Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për ditën e sotme nga NOA dhe Meteoalb
English

Parashikimi i motit për ditën e sotme nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 24 Nëntor 2010 NOA - Masat ajrore te paqëndrueshme janë edhe këtë mëngjes të pranishme, pasi vranësira dhe shira konstatohen në të gjithë vendin.

Në fakt shirat do te jene me intensitet mesatar ne veri dhe qendër ndersa e gjithe pjesa tjeter do te kete shira me intensitet me te ulëta.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit për Shqipërinë dhe Evropën si dhe temperaturat, ofruar nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do te vijoje me vranesira dhe shira ne te gjithe vendin POR ne zonat malore pergjate kufirit lindor do te kete reshje te pakta debore.

Mbremja dhe nata do te shtoje vranesirat dhe shirat ne te gjithe territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit do te pesojne renie me 3 grade ne mengjes por edhe mesdita do te sjelle nje renie te lehte te temperaturave ne vend.

Era do të fryjë mesatare ne toke dhe ne det me shpejtesi 40 km/h dhe drejtim verilindore kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete 4 - 5 balle.

Europa

Europa juglindore dhe nje pjese e qendres se kontinentit do te perfshihen nga nje sistem i fuqishem vranesirash dhe shirash te konsiderueshem ku problematike situata do te jete ne gadishullin e Ballkanit dhe zonen e Alpeve pasi reshjet do te jene me intensitete te larta. Problematike situata do te jete edhe ne verilindjen e kontinentit nga stuhite e forta te eres dhe reshjet e dendura te debores.

Ndersa pjesa tjeter e kontinentit Europian do te dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Gadishulli i Ballkanit alarmon shira intensive dhe stuhi te forta ere;

Europa qendrore rrezikohet nga mjegulla e dendur.

Spanja do te mbetet me ere te forte dhe dallge te larta.

e.r/NOA

KOMENTE