Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 24 Nëntor 2010
English

Pasqyra e Shtypit, 24 Nëntor 2010

Tiranë, 24 Nëntor, NOA/ Eglantina Nasi - Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme letrën e djeshme të kryesocialistit Edi Rama, dërguar kryeministrit Sali Berisha mbi zgjidhjen e ngërçit politik, duke mos i kërkuar më hetimin e fletëve të votimit, shoqëruar edhe me reagimin përkatës të këtij të fundit. Ato paraqesin edhe përplasjen e djeshme në shkollën “Eqerem Çabej” në Tiranë, ku mbeti i plagosur me thikë një gjimnazist. Sikundër gazetat paraqesin dhe kërkesën e banorëve të Tiranës për dëmshpërblim nga punimet në qendër të saj.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Vizat, fushatë antishqiptare në Zvicër”, i cili citon mesazhet dhe fotot provokative e diskriminuese të shpërndara në Zvicër për gratë shqiptare.

“52% e shqiptarëve, Serbia, vend mik”, është një artikull që citon një sondazh të fundit në Ballkan, ku thuhet edhe se 71% e serbëve i konsiderojnë armiq shqiptarët.

“Albana Vokshi dhe lidhja e fortë me Enver Hoxhën” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Sherr në shkollë/ I mori të dashurën, 4 thika gjimnazistit”, i cili tregon sherrin e djeshëm te “Eqerem Çabej”.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Rama letër Berishës: S’i duam fletët e votimit”.

Ndërkaq, në rubrikën ‘kronikë’ në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Kolegji Penal, s’ka gjyqtarë”.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Moti i keq edhe në botë, kthehen varkat për herë të pestë”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Vendimi: Mocion Topallit, PS tërhiqet për Berishën”, i cili tregon detaje nga mbledhja e djeshme e avokatëve të PS-së.

“Plehrat e Shqipërisë ndotin bregdetin e Dubrovnikut”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje, referuar stuhisë së ditëve të fundit.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Qarkullimi në Tiranë, Basha nxjerr 3 policë në çdo kryqëzim”.

“Kryepeshkopi ia mbylli gojën edhe At Liolinit, kuptohet me para’” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “PS-PD, ambasadorët negocim të ri”, i cili tregon platformën për rinegocim mes palëve mbi zgjidhjen e ngërçit politik.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Gjykata e Lartë në krizë, vende vakante për 3 anëtarë”, lidhur me ngërçin në këtë institucion.

Ndërsa çështja e motit mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Studia rrëzon posterin e pasaportave në Tiranë”.

“Intervista/ Pandeli Majko: Pakti, tronditi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Rama, letër e re për avazin e vjetër”, i cili i referohet letrës së Ramës, drejtuar dje Berishës, ku përjashton fletët e votimit nga hetimi i zgjedhjeve.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Eduard Prodani, nr.2 i FSHF: Pro Ligës Kosovë-Shqipëri”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Seksi në mëngjes, për ta parë atë ndryshe”.

Ndërsa në rubrikën “opinion” do të lexoni “Tirana e trafikuar”, shoqëruar ky argument edhe me artikullin “Banorët duan dëmshpërblim për qendrën e Tiranës, Bashkia: Nuk ka”.

***

Të nderuar lexues!

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Mërkurë, 24 Nëntor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

n.e/NOA

KOMENTE