Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prefekti: Rama përgjegjës i kolapsit të trafikut prej punimeve elektorale
English

Prefekti: Rama përgjegjës i kolapsit të trafikut prej punimeve elektorale

Tiranë, 24 nëntor, NOA – Prefekti i Tiranës, Keltis Kruja ka akuzuar sot kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama si përgjegjës për kolapsin e trafikut që përjetuan dy ditë më parë qytetartë e kryeqytetit.

Në një konferencë të posaçme për shtyp, prefekti i Tiranës deklaroi se “bashkia e Tiranës është ligjërisht përgjegjëse për sinjalistikën dhe drejtimin e lëvizjes së mjeteve në rrugët e Tiranës, që do të thotë se e vetmja përgjegjëse për situatën e rënduar të trafikut në kryeqytet, është ajo vetë dhe kryetari i saj”.

Ai i cilësoi të papërgjegjshme akuzat e kryetarit të Bashkisë ndaj policisë, për trafikun pasditen e të hënës, duke thënë se Rama kërkoi të përbaltë punën e njerëzve, që i shërbejnë popullit me orë të tejzgjatura si në ditë me diell ashtu edhe me shi.

Kruja theksoi më tej se kryebashkiaku në vend se t’i kërkonte falje qytetarëve të Tiranës për kaosin dhe problemet që ai vetë krijoi me punimet e tij elektorale nëpër rrugët e kryeqytetit, u shfaq në trajtën më të shëmtuar të një zyrtari kryeqyteti duke sulmuar shtetin.

Prefekti i Tiranës, informoi se bazuar mbi shqetësimet e shfaqura nga drejtuesit e policisë ai i ka dërguar shpeshherë mesazhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës për mënyrën si Rama i menaxhon punimet në rrugët e kryeqytetit.

mit/NOA
KOMENTE