Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Rritja e çmimit të energjisë, çdo familje, 34-40 mijë lekë në muaj
English

PS: Rritja e çmimit të energjisë, çdo familje, 34-40 mijë lekë në muaj

Tiranë, 24 nëntor, NOA – Rritja e çmimit të energjisë elektrike do e bëj të papërballueshëm koston për qytetarët. Partia Socialiste deklaron se me rritjen e re që parashikohet çdo familje do të paguajë rreth 34-40 mijë lekë në muaj.

“Rritja e çmimit të energjisë elektrike që Sali Berisha po iu ngarkon shqiptarëve, është edhe 12 % mbi çmimin aktual, qe do të thotë se fatura minimale për një familje shqiptare do të shkojë në 35 deri në 40 mijë lekë në muaj”, tha sot deputeti i PS Arben Ahmetaj në një konferencë për mediat.

Ahmetaj tha se kjo rritje vjen si pasojë e krijimit të monopolit në këtë sektor.

“Nga vjen kjo rritje? Rritja vjen nga monopoli që Sali Berisha ka krijuar në këtë sektor. Kjo rritje vjen nga korrupsioni që qeveria mbolli në këtë sektor. Kjo rritje vjen nga premtimi që Sali Berisha ka shkruar të zezë mbi të bardhë në kontratën e privatizimit”, tha Ahmetaj.

Në emër të Partisë Socialiste ai theksi se me ardhjen e saj në pushtet do të rishikohen kontratat.

“Ne si opozitë premtojmë që do të rishikojmë të gjitha kontratat korruptive, të bëra nga Sali Berisha në kurriz të shqiptarëve për të rikthyer shpresën dhe besimin e vrarë”, tha ai.

Duke u ndalur në rritjen e papërballueshme të çmimit, Ahmetaj tha se qeveria nuk ka marrë asnjë masë për tu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

Ai u shpreh se në kontratë qeveria ka shkruar premtimin se do të ketë rritje të çmimit në vitin 2009, rritje të çmimit të energjisë në vitin 2010.

“E gjitha në kurriz të qytetarëve. Ndërkohë, buxhetit 2011 ka planifikuar vetëm qindarka për tu ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë”, tha Ahmetaj.

a.k/NOA

KOMENTE