Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Buxheti 2011, Beqja: Vitin tjetër do të jemi dhe më keq
English

Buxheti 2011, Beqja: Vitin tjetër do të jemi dhe më keq

Tiranë, 25 nëntor, NOA – Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Beqja ka kritikuar sot në seancë parlamentare hartimin e buxhetit të vitit 2011. Ai u shpreh se ky është një ndër buxhetet më të këqija që është hartuar.

Gjatë fjalës së tij, Beqja theksoi se shpenzimet janë shpërndarë në mënyrë të padrejtë në të gjithë sektorët. “I padrejtë është sistemi i mbrojtjes shëndetësore.

Do të vendoset për herë të parë një taksë e re 10 për qind për çdo vizitë shëndetësore”, tha Beqja.

Ai u shpreh se edhe skema e mbrojtjes sociale ka probleme duke qenë se do të ketë më shumë familje të varfra. “Ky buxhet nuk sjell asgjë të mirë për familjet shqiptare, bizneset shqiptare dhe fermerët shqiptar”, tha ai.

Në fjalën e tij Beqja kritikoi dhe kryeministrin Sali Berisha për akuzat që i ka bërë kryetarit të PS-së, Edi Rama dhe familjarëve të tij.

a.k/NOA

KOMENTE