Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hap dyert Edicioni i 17 të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, i Klik Ekspo Group
English

Hap dyert Edicioni i 17 të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, i Klik Ekspo Group

"Ky është një nga panairet më të suksesshëm. E them me bindje, edhe më i suksesshmi që është hapur ndonjëherë në Shqipëri, me një pjesëmarrje të gjerë të dhjetëra vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian e më gjerë, me një diversitet e larmi produktesh nga më cilësoret", tha Kryeministri Berisha

Tiranë, 25 Nëntor 2010 NOA/ Alban Beqa - Në një atmosferë festive, nën shiun e fishekzjarrëve, u hap Edicioni i 17 të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës. Ceremonia zyrtare në Pallatin e Kongreseve kulmoi me vizitën e Kryeministrit të Shqipërisë, Z.Sali Berisha. Në Panairin Ndërkombëtar të Klik Ekspo Group, i cili ketë edicion vjen i organizuar nën logon e UFI – Organizatës Botërore të Industrisë së Panaireve, marrin pjesë mbi 350 ekspozues nga vende të ndryshme të rajonit dhe Europës.

Presidenti i shoqërisë Klik Ekspo Group fillimisht i uroi mirëseardhjen Kryeministrit në ketë festë të biznesit të fund nëntorit.

“Ndihem i nderuar që bashkë me Ju po ndajmë sot një prej edicioneve më të rëndësishme të Panairit të Përvitshëm Ndërkombëtar të Tiranës”, - tha Presidenti i shoqërisë Klik Ekspo Group.

Kryeministri Berisha u përcolli organizatorëve dhe pjesëmarrësve në këtë panair përshëndetjet më të përzemërta, ndërsa e cilësoi panairin si është një festë të vërtetë të arritjeve ekonomike të biznesit shqiptar, atij rajonal dhe evropian.

Kryeministri u shpreh se pjesëmarrja e dhjetëra kompanive nga vende të ndryshme të rajonit, Bashkimit Europian e më gjerë, me produkte ndër më cilësoret, e bëjnë këtë panair ndër më të suksesshmit që është hapur ndonjëherë në Shqipëri.

Në vijim Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha i shoqëruar nga Presidenti i shoqërisë Klik Ekspo Group z.Luan Muhametaj vizitoi panairin. Gjatë kësaj vizite Kryeministri bisedoi me biznesmenë të shumtë në stendat e Panairit.

Berisha, në përfundim të vizitës e vlerësoi këtë aktivitet si evenimentin më të rëndësishëm të biznesit, që përcjell mesazhin më të madh të shpresës dhe besimit tek biznesi dhe ekonomia shqiptare.

"Ky është një nga panairet më të suksesshëm. E them me bindje, edhe më i suksesshmi që është hapur ndonjëherë në Shqipëri, me një pjesëmarrje të gjerë të dhjetëra vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian e më gjerë, me një diversitet e larmi produktesh nga më cilësoret", tha Kryeministri.

Gjatë fjalës së tij, Berisha përgëzoi organizatorët e Klik Ekspo Group për realizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm, si "një ngjarje të madhe për jetën ekonomike të vendit dhe mbi të gjitha mes Shqipërisë dhe vendeve të BE-së, që kanë potenciale të jashtëzakonshme për një bashkëpunim shumë të ngushtë në të gjitha fushat ekonomike".

“Ky Panair, theksoi kreu i Qeverisë, vjen në sinkron me prag festën e madhe të Pavarësisë së vendit dhe heqjes së vizave me BE-në, si ngjarjet më të bukura dhe të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët, është mesazh i madh shprese dhe besimi tek biznesi shqiptar dhe ekonomia shqiptare”.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë, drejtues të ministrive, të trupit diplomatik, biznesmenë të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, etj. Përfaqësuesit më të spikatur të komunitetit sipërmarrës shqiptar dhe atij të huaj me veprimtari në Shqipëri, me produkte cilësore e të çertifikuara që dominojnë tregun e brendshëm, apo synojnë të depërtojnë në tregjet ndërkombëtare, janë pararoja e ekspozuesve të këtij edicioni të Panairit Ndërkombëtar.

Në përfundim të ceremonisë, Presidenti i shoqërisë Klik Ekspo Group Luan Muhametaj deklaroi: “Kemi qenë pjesë dhe indikator i rritjes së Shqipërisë këto 17 vite, si ajo kemi ecur me ritme të shpejta e me hapa të sigurt, për të arritur t'ju sjellim sot një ngjarje si kjo ku Europa Qendrore, Europa Juglindore e Ballkani Perëndimor përfaqësohen përmes 350 emrave ndërkombëtarë që e shohin me vëmendje tregun tonë dhe shprehin me praninë e tyre, vullnet për të investuar në oportunitetin e ri, Shqipëri.

Jo rastësisht, Belgjika është Vend i Ftuar i Nderit i këtij edicioni të Panairit: është një shenjë mirënjohje për sipërmarrësit belgë të prirur drejt investimeve strategjike në Shqipëri, dhe një falënderim që në kohën e Presidencës së saj Europiane, Shqiptarëve iu njoh e drejta e shumëpritur për të lëvizur të lirë. Falënderoj bashkëpunëtorët tanë të Agjencisë së Eksporteve te Vallonisë, që e bënë të mundur këtë prani.

Jemi të nderuar të mirëpresim po ashtu sipërmarrësit nga Polonia që falë pranisë së tyre për herë të parë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, do të hapin të tjera rrugë bashkëpunimi mes dy shteteve tona. Ndërkohë, bashkëpunëtorëve tanë në organizimin e Pavioneve të Shteteve nga Kroacia, Bosnje Hercegovina, Maqedonia, Greqia, dhe partnerit tonë Velexpo nga Serbia, u shkon falënderimi ynë i përhershëm për prezantim të shkëlqyer të mundësive të bashkëpunimit mes vendeve tona, që falë edhe marrëveshjeve të tregtisë së lirë, përshpejtojnë ndër-veprimin dhe bashkëjetesën ekonomike në Rajon.

Shpreh vlerësimin ndaj sipërmarrjes shqiptare të pranishme, por edhe asaj jashtë kontureve të ekspozimit, që do të jetë po njëlloj aktive përmes kontakteve dhe takimeve të biznesit me sipërmarrësit e huaj. Edhe një herë kthej vëmendjen nga Kosova, që të gjithë kemi dashur ta kemi të përfaqësuar përkrah Pavijoneve të Shteteve, si shteti më i ri, që prezantohet në mënyrë shembullore me sipërmarrës të spikatur, falë edhe nismave të GTZ Kosovë”.

***

Njohur si një nga manifestimet më të rëndësishme në vend, por edhe në rajon, Panairi Ndërkombëtar i Klik Ekspo Group, ketë edicion vjen i organizuar nën logon e UFI – Organizatës Botërore të Industrisë së Panaireve, me seli në Paris.

Mbi 350 ekspozues të nacionaliteteve të ndryshme, si rrallëherë në një eveniment të këtij lloji në Tiranë, do të prezantohen në Pallatin e Kongreseve ketë fundnëntori.

Ndër sektorët që do të paraqiten më gjerësisht ketë herë veçohen teknologjitë e përparuara në materialet e ndërtimit, burimet alternative të energjisë, menaxhimin dhe projektimin e projekteve infrastrukturore, transport e telekomunikacion, mbrojtjen e mjedisit dhe riciklimin, industrinë kimike dhe agroushqimore, industrinë e mbrojtjes dhe sigurisë, konsulencës e shërbimeve.

Edicioni i 17-të i Panairit të Përvitshëm Ndërkombëtar, përmes Pavioneve të Shteteve, do të risjellë pjesëmarrjet e organizuara shtetërore të sipërmarrësve nga Evropa Qendrore e Juglindore, Ballkani Perëndimor e deri Azia. Përfaqësohen denjësisht sipërmarrës nga: Belgjika, Polonia, Kroacia, Serbia, Greqia, Italia, Austria, Bosnje Hercegovina, Maqedonia, Kosova, Turqia, Bullgaria, Irani e të tjera shtete përherë të orientuara drejt bashkëpunimit dhe ndërveprimit me Shqipërinë.

a.b/e.r/NOA

KOMENTE