Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KLD inspekton Gjykatën e Krimeve të Rënda
English

KLD inspekton Gjykatën e Krimeve të Rënda

Tiranë, 25 nëntor, NOA – Pas inspektimeve të befta në disa gjykata të vendit, sot Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka ndërmarrë një inspektim në mjediset e Gjykatës së Krimeve të Rënda, i kryesuar nga vetë numri 2 i këtij institucioni.

Kështu, bëhet me dije për agjencinë e Lajmeve NOA se nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahia, ka qenë i shoqëruar nga ekspertë të Komisionit Evropian të cilët kanë dashur gjithashtu të shohin dhe verifikojnë sesi funksionin puna e gjyqtarëve në këtë institucion të rëndësishëm të drejtësisë, siç është Gjykata e Krimeve të Rënda.

Në një prononcim për mediat, Spahiu ka pohuar se së shpejti do të bëhet rinovimi i drejtimit për 10 gjykata në vend, duke shtuar se kandidatëve do t’u vlerësohet puna 2- vjeçare si dhe do t’u realizohet dhe një seancë dëgjimore.

n.e/NOA

KOMENTE