Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Majko: Skënderbeu ka qenë kapedan, Berisha, vetëm kryetar partie
English

Majko: Skënderbeu ka qenë kapedan, Berisha, vetëm kryetar partie

Tiranë, 25 nëntor, NOA – Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit në lidhje me zhvillimin e ekonomik dhe buxhetin e vitit 2011.

Në seancën që po zhvillohet për buxhetin e vitit 2011, Majko është ndalur dhe në batuat e përdorura nga kryeministri. Ai u shpreh se e sheh me vëmendje krahasimin e shpeshtë që kryeministri Berisha bënë më epokën e Skënderbeut dhe qeverisjen e tij. “Skënderbeu ka qenë kapedan, ti je kryetar partie, Skënderbeu ka qenë kalorës i Krishtit, ti je një kalorës që nuk zbret nga kali”, tha Majko.

Duke folur për buxhetin, Majko theksoi se kreu i qeverisë ka deklaruar se gjatë vitit që vjen do të marrë dhe 500 milionë euro borxh. “Pavarësisht nga përpjekja juaj serioze si mazhorancë, ajo që kemi të shkruar në letër, nuk është një buxhet real”, tha Majko.

Ai ka folur dhe për mungesën e informacionit në vend. “Sot nga qeveria shqiptare nuk po jepet asnjë informacion lidhur me atë që po ndodh dhe do të ndodh. Është e pamundur që një kryeministër të vij dhe të thotë se jemi në kulmin e zhvillimit ekonomik”, tha Majko.

a.k/NOA

KOMENTE