English

Real Madrid, polemika mbi kartonët e kuq të marrë nga Alonso dhe Ramos, ide e Murinjos?

Madrid, 25 nëntor NOA - Real Madrid fluturon dhe në Ligën e Kampionëve, kryeqytetin spanjoll të Madridit, të gjithë janë duke pyetur veten ( dhe polemizuar), në lidhje me “lëvizjen e re” të Murinjos.

Faktikisht është tepër e diskutueshme nxjerrja e dyfishtë me kartonin e kuq e Xabi Alonso dhe Sergio Ramos në fund të ndeshjes, së fituar me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Ajaksit, në Amsterdam.

Sanksione të cilat u kërkuan nga vetë lojtarët dhe “ideuara” nga tekniku portugez, i cili me sa duket ka kërkuar të pastronte gjendjen aktuale të kartonëve të lojtarëve respektive, në prag të një të tetave të Ligës së Kampionëve.

r.b/NOA

KOMENTE