English

Ruçi, Berishës: Kudo dhe kurdo, ti flet vetëm për opozitën dhe Edi Ramën

Tiranë, 25 nëntor, NOA/ Eglantina Nasi – “Kryeministri i vendit tim foli 55 minuta në foltoren e këtij Kuvendi dhe vetëm një fjalë për buxhetin që nuk tha, vetëm për opozitën dhe liderin e saj”.

Me këto fjalë e ka pasuar fjalimin e kryeministrit për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, gjatë seancës plenare, kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi, duke i thënë se ai flet vetëm për opozitën dhe liderin Edi Rama edhe në çdo takim me qytetarët në të gjitha anët e vendit, apo edhe në të gjitha mbledhjet e grupit parlamentar demokrat, si edhe mbledhjet e qeverisë.

“Qytetarët e këtij vendi presin në çdo takim tëndin të dinë cila është e ardhmja e varfërisë së tyre, e arsimimit të fëmijëve të tyre, e shëndetit të tyre, e rritjes së mirëqënies dhe përsëri edhe sot, ata dëgjuan vetëm vrer për opozitën dhe për Edi Ramën. Nuk e kuptoni se keni marrë peng qeverisjen e vendit dhe parlamentin e tij?”, akuzoi publikisht kryeministrin, Ruçi gjatë fjalës së tij...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE