Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadori Dell at(d)eron në fer(r).
English

Ambasadori Dell at(d)eron në fer(r).

Amazona e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit: Albana Vokshi, stërmbesa e Sylejman Vokshit u bë “yll” medial në Kosovë dhe shqetësim mos të them edhe ankth për politikanët në dorëheqje të Kosovës. Ajo, duke e përdorur fjalorin e zakonshëm që përdoret në Kuvendin e Shqipërisë në mënyrën më të ulët të mundshëm u soll me pjesëtarët e Policisë së Kosovës. I trajtoi ata sikur të ishin Erion Braçe, Edo Rama dhe socialistë të tjerë

Nga Behxhet Sh. Shala

O sa i thartë është o, rrushi i Rahovecit: Zgjedhjet lokale në Rahovec përfunduan dhe mund të llogariten si të “suksesshme”. Duket se vjedhja e votave ka qenë nën kontrollë dhe e dozuar. Rezultatet nuk ishin shumë befasuese. Fitorja e kandidatit të LDK-së nuk ishte e rastit sidomos pas “revolucionit të mëndafshit” në Kuvendin e fundit zgjedhor të këtij subjekti politik.

Duket se ngritja e Isa Mustafës në piramidën e shkallmuar të LDK-së ishte vota më e madhe për kandidatin e kësaj partie në këto zgjedhje. Pra, Ibrahim Kryeziu fitoi garën për balotazh me votat e Isa Mustafës.

Ndonëse PDK bënte llogari se Rahovecin e ka në duar dhe se fitorja e kandidatit të saj as që vinte në pyetje, doli se mund të ndodhë edhe e kundërta. Kandidati i PDK-së në këto zgjedhje lokale, “ Luigj Gurakuqi”nuk ishte favorit ndaj atij të LDK-së dhe vetëm për disa kokrra ka fituar garën ( nëse vërtet e ka fituar) ndaj Smajl Latifit, kandidatit të AAK-së. Sipas autoriteteve përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve ( KQZ), paska fituar. Edhe sipas vëzhguesve vendorë, Koalicioni i Tinës ( DNV), “ Luigj Gurakuqi” i PDK shkon në balotazh. Mirëpo, vetëm pas 48 orëve edhe KQZ edhe Koalicioni i Tinës e deklarojnë fitues kandidatin e AAK-së, Smajl Latifi ndërsa “ Luigj Gurakuqin” e PDK –së e vrasin politikisht sikur që dikur Balto Stambolla e vrau fizikisht Luigj Gurakuqin e vërtetë.

Vrasja ndodhi për shkaqe teknike. Në fakt, për shkak të “gabimeve” teknike së pari e vranë Smajl Latifin i cili përmes procesit të riinkarnimit (rinumërimit) përsëri u ringjall si Smajl Latif ndërsa shkoi në varreza politike Xhelal Canziba, “ Luigj Gurakuqi” i PDK-së. Pse kandidati LDK-së doli i pari, tregova më lart. Pse humbi kandidati i PDK-së ju tregoj tani.

Nëse mbështetemi në një arsye gjysmë të shëndoshë atëherë duhet ta pranojmë se fitoren e LDK-së dhe AAK-së në Rahovec e siguroi “i sëmuri”i PDK-së ndryshe ish kryetari fakultativ i Rahovecit, Qazim Çeska.

E keni parë se në çdo tubim zgjedhor e shoqëronte “mjekun” e tij Hashim Thaçin dhe shpurën që bënte fushatë. Dukej si mumie egjiptase e paraqitur me 2500 vite vonesë. Në vend që pikërisht gjatë fushatës zgjedhore vërtet të “sëmurej” e të shkonte në pushim të merituar në Institutin për Rehabilitim dhe Këndellje “Nëna Naile” ( sigurisht se do të kishte një ofertë speciale) ai paraqitej si Tutankamoni. Në çdo tubim elektoral ai sikur donte të thoshte: “Ja ku jam. Unë jam shkaktar i këtyre zgjedhjeve sepse kam shkelur Kushtetutën. Nëse jeni të marrë votoni përsëri për kandidatin e subjektit politik që e ka shkelur Kushtetutën përkatësisht për Xhelal Canzibën”.

Mirëpo duket se vet PDK ka qenë e interesuar t’i fitojë këto zgjedhje për aq sa ka qenë e interesuar t’i fitojë zgjedhjet në Kandahar të Afganistanit. LDK u tregua e mençur. Kryetarin e detronizuar e dërgoi në SHBA apo te eskimët në Alaskë. Prandaj LDK doli e para në Rahovec.

U bë mirë që Smajl Latifi hyri në balotazh. Ndryshe, do të vetësakrifikohej para selisë së KQZ –së në Prishtinë, si dikur Jan Palahu në Çeki.

Amazona e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit: Albana Vokshi, stërmbesa e Sylejman Vokshit u bë “yll” medial në Kosovë dhe shqetësim mos të them edhe ankth për politikanët në dorëheqje të Kosovës. Ajo, duke e përdorur fjalorin e zakonshëm që përdoret në Kuvendin e Shqipërisë në mënyrën më të ulët të mundshëm u soll me pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

I trajtoi ata sikur të ishin Erion Braçe, Edo Rama dhe socialistë të tjerë. E shkeli kodeksin njerëzor të mirësjelljes duke shpalosur një fjalorë rrugaçërie. U përpoq t’i shkel dhe t’i poshtëroi policët të cilët ishin duke kryer detyrën e tyre. U dënua me një dënim simbolik, 250 euro.

Dënimi moral nuk i bënë fare përshtypje. Ndryshe nuk do të sillej ashtu si u soll. Arroganca e politikanëve dhe shoqëruesve të tyre është antologjike. Edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri. Mirëpo kjo nuk mori fund me kaq. Përfaqësues të lartë, ndonëse në dorëheqje shkuan në Kukës për t’u sqaruar me adashët “ shqiptarë” të Shqipërisë europiane.

Për t’u kërkuar falje për sjelljet primitive të një deputeteje të Kuvendit të Shqipërisë. E cila i quajti policët e Kosovës kafshë. Në vend të kërkojnë përgjegjësi për sjelljet e turpshme të deputetes Vokshi ata në një mënyrë i fajësuan policët e Kosovës. Prandaj e them se kemi një polici shumë të mirë nëse kemi parasysh faktin se si e trajtojmë.

Si çiftesha e Albana Vokshit, zyrtarëve shqiptarë të Sali Berishës dhe zyrtarëve kosovarë të Mati Ahtisarit. Që turpi të vë majë është edhe anulimi i vendimit të gjykatës përkatëse kosovare e cila vetëm e ka sanksionuar dhunën e Albana Vokshit ndaj policëve të Kosovës dhe shtetit të Kosovës.

Që turpi të vë majë edhe më të madhe policët që ushtronin detyrën e tyre u suspenduan meqë Inspektorati i Policisë së Kosovës paska filluar hetimet kundër tyre për shkak të shkeljes se rregullores së Kuvendit të Shqipërisë i cili fyerjet i konsideron si komunikim normal parlamentar.

Pastaj, Gjykata Komunale për Kundërvajtje në Prizren, si pjesë aktive e një gjyqësori të” pavarur” dhe të “ pandikuar politikisht” e shfuqizoi brenda dites vendimin e saj paraprak. Turp, turp dhe turp.

A shkilet Kodi i stërshkelur: Zoti i vërtetë i Kosovës, zoti Dell, ndryshe ambasador amerikan në Kosovë duket se e donë shumë Kosovën dhe qytetarët e saj kosovarë. Shqiptarët, si pakicë etnike edhe nuk i ka shumë për qejfi. Duket të ketë një arsye të forte për këtë. Dashuria e tij për Kosovën dhe kosovarët që e flasin rrjedhshëm gjuhën e Tadiqit është aq e madhe sa që kalon në over dose. Dihet se çdo gjë që e kalon kufirin e normales llogaritet si diçka që nuk ka ndonjë lidhje të fortë me arsyen e shëndoshë andaj, mbase gabimisht fitohet përshtypje që ambasadori Dell po përzihet në punët e brendshme aq shumë sa edhe e ka dashurinë për Kosovën dhe kosovarët. Sigurisht, dhe për t’u lehtësuar punët kosovarëve dhe për shkak të dashurisë së madhe ndaj Kosovës ai duket aq shpesh në Institucione të Kosovës. Ua pregatit rendin e ditës dhe i përzgjedh ligjet që mund të kalojnë apo që nuk duhet të kalojnë.

Është mbrojtësi më i madh i Kushtetutës së Kosovës e sidomos Kanunit të Lekë Dukagjinit. Pyeteni Fatmir Sejdiun. E udhëheq për mrekulli procesin e privatizimit duke caktuar firmat a kompanitë që duhet të fitojnë. Këta tanët nuk kanë përvojë në këtë drejtim sepse ate që shesin i shesin si të ishte një thes me lakra apo i falin sikur t’i kishin marrë në “ bahçe të babës”. Po të mos ishte angazhimi i madh dhe i pakursyer i z. Dell, sot Kosova do ta kishte shkallën më të lartë të korrupsionit në Evropë dhe botë.

Mos të flasim për krimin e organizuar. Miku i madh i Kosovës, ambasadori Dell duke dhënë këshilla ekonomike e ka përmirësuar dukshëm mozaikun ekonomiko- social të qytetarëve të saj. Prandaj e kemi një shkallë të ulët të papunësisë prej vetëm 65-70%. Varfëria e qytetarëve të Kosovës është e “ parëndësishme” krejt falë z. Dell.

Duke investuar paratë e privatizimit dhe trustit pensional aty ku duhet ( në Holandë kryesisht) ka ndikuar që varfëria e përgjithshme në Kosovë të jetë vetëm 52% ndërsa ajo e skajshme ( me më pak se 1 euro në ditë) vetëm 18% të qytetarëve të Kosovës. Angazhimi i z. Dell për lirinë e medieve është antologjik andaj kemi medie shumë të lira, thuaja pa asnjë vlerë. Angazhimi i tij e ka forcuar shumë shoqërinë civile duke e shndërruar ate në një zombi pa kurriz.

Disa i ka katapultuar në politikë, disa i ka shndërruar në grabitçarë pa Kod të Mirësjelljes dhe etikë. Flitet se paraardhësi i z. Dell pati formuar “ lista të zeza” për individë të caktuar nga politika, parapolitika ( shoqëria civile), OJQ-të dhe personalitetet me ndikim. Duket se z. Dell nuk e donë ngjyrën e zezë andaj këtyre listave ua ka ndërruar ngjyrën. I ka bërë me ngjyra të kuqe. Me një të kuqe të përflakur, ticiane për të rënë më lehtë në sy. Zoti Dell po kujdeset shumë që zgjedhjet e 12 dhjetorit të jenë demokratike dhe të drejta andaj ka kërkuar që politikanët kosovarë të mos ndalen shumë në vendvotime. Të jenë sa më larg kutive të votimit sepse afër atyre kutive do të jetë pikërisht ai që punon për të gjithë ne, zoti Kristofer Dell.

Andaj, kur t’i kemi parasysh të gjitha këto angazhime të mikut më të madh të Kosovës atëherë vërtetë nuk e kuptoj se ku gjejnë forcë dhe zemër ata që e kritikojnë z. Dell se kinse po përzihet thuaja në të gjitha punët e Kosovës. Madje, shkruajnë se qenka guvernator (administrator) i Kosovës. Hajt e besoje. Unë definitivisht nuk e besoj.

Thuhet se dikush që dashuron shumë, bënë edhe gabime. Ai që të donë shumë, të shkakton edhe vuajtje, nga dashuria e tepërt. Mbase kjo ka të bëjë edhe me z. Dell. Por duhet pranuar që ai ka sakrifikuar shumë për Kosovën dhe qytetarët e saj. Për Kosovën dhe qytetarët e saj z. Dell e ka sakrifikuar gjënë më të vlefshme që e përdorë më së shumti; DEMOKRACINË.

*Pikëpamjet e shprehura janë qëndrime personale të autorit

KOMENTE