Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aplikimi i Shqipërisë për anëtarësim në BE, një axhendë veprimi për aktorët politikë
English

Aplikimi i Shqipërisë për anëtarësim në BE, një axhendë veprimi për aktorët politikë

Tiranë, 26 Nëntor 2010 NOA/ R. Bulku - Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDN) dhe Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) mbështetur nga Friedrich Ebert Stiftung (FES) organizuan dje tryezën e rrumbullakët: “Aplikimi i Shqipërisë për Anëtarësim në BE :Një axhendë veprimi për aktorët politikë”.

Ky aktivitet u përqendrua në prezantimin e dokumenteve politikë që EMA dhe IDM kishin realizuar në kuadër të analizimit të Opinionit të shprehur nga Komisioni Europian mbi gatishmërinë e vendit për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Këto dokumente shërbyen si katalizatorë për të nxitur debatin mes përfaqësuesve të trupit diplomatike në Tiranë, aktorëve të shoqërisë civile, akademikë, ekspertëve dhe medias mbi sinjalet që Opinioni përcjell për politikën shqiptare.

Takimi u hap me fjalën përshëndetëse të z. Sotiraq Hroni, Drejtor Ekzekutiv i IDM. Ai theksoi rëndësinë e organizimit të një tryeze të tillë duke mbledhur së bashku të gjithë aktorët që kanë një kontribut të rëndësishëm në proceset integruese të vendit.

“Ajo që bie në sy në kontekstin e zhvillimeve të tilla është fakti se aktorët politikë shpesh iniciojnë diskursin politik duke drejtuar gishtin tek kundërshtari dhe asnjëherë me një gjykim kritik ndaj përqasjes dhe kontributit te tyre. 12 ‘mësimet’ e opinionit duhet te shënojnë në thelb objektivin primar te politikes, duke vepruar me përgjegjshmëri politike për të lënë pas përvojën e instrumentalizimit dhe fajësimit”.

Drejtori i FES –it për Shqipëri Z. Michael Weichert, theksoi se Opinioni i Komisionit Europian është një vlerësim i cili duhet lexuar objektivisht nga aktorët e përfshirë në këtë proces. Ai nënvizoi se Shqipëria vuan nga niveli i ulët i aplikimit dhe zbatimit në praktikë të prioriteteve të përcaktuara në letër.

Ky është një problem kryesor i cili gjendet i artikuluar edhe në vlerësimin e Komisionit Europian ndaj vëmendja e politikës duhet të fokusohet në përkthimin në realitet të kuadrit ligjor dhe vizionit për anëtarësim në BE.

Dokumenti “Skenarët e një Aplikimi“ përgatitur nga grupi i ekspertëve u prezantua nga Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i EMA-s. Ai theksoi se refuzimi i aplikimit për anëtarësim erdhi si pasojë jo vetëm e krizës politike por e një sërë problemesh që ka vendi.

Gjipali risolli në vëmendje se një situatë e ngjashme është përsëritur edhe në 1999. Në këtë vit Shqipëria vendosi precedentin e parë negativ në rajon kur nuk mori një përgjigje pozitive për të hapur negociatat me BE-në për nënshkrimin e MSA-së, pasi BE vlerësoi se Shqipëria nuk ishte e gatshme për të nisur këtë proces.

Dokumenti “Europa in 12 “mësime”: Sa vonë është “shumë vonë” përgatitur nga IDN, u prezantua nga Z. Enri Hide Bashkëpunëtor i IDN dhe Gjergji Vurmo, Drejtor i Qendrës për Çështje Europiane & të Sigurisë pranë IDN.

Ata theksuan se politika shqiptare shfaqet e paqarte ne lidhje me një angazhim konkret dhe axhendë të qartë të bazuar në afate kohore sa i përket procesit te anëtarësimit. Më sakte, përpjekjet e aktoreve politike duhet te orientohen drejt hapjes se negociatave si objektiv konkret, pra jo te kufizohen tek statusi dhe aq me pak ne diskutime kunder-produktive ne lidhje me “fajtorin e mos-marrjes se statusit”.

Përfaqësuesit e IDN- se theksuan se çdo vonese ne këtë drejtim jo vetëm do te vonoje datën e negociatave per anëtarësim, por do te reflektohet edhe ne progresin e stadeve te mëvonshme te procesit te integrimit.

Pjesë e panelit të kësaj tryeze ishin përfaqësues të medias si një ndër aktorët kryesor që mund të mund ti japin energji procesit të Integrimit Europian të vendit.

Kryeredaktori i gazetës “Koha Jonë” z. Edison Kurani, gjatë fjalës së tij u përqendrua tek ngërçi politik dhe situata e cila edhe pas një viti vazhdon të qëndrojë në pikën zero.

Z.Kurani nuk la pa përmendur rolin që media ka luajtur në këtë situatë në përçimin e mesazhe politike.

Lufti Dervishi, analist politik, e krahasoi demokracinë shqiptare me simbolikën e një ndeshje futbolli ku të dyja skuadrat akuzojnë njëra-tjetrën. Ai preku edhe çështjen e zgjedhjeve lokale ku u ndal tek mungesa e besimit që elektorati përballet mbi mundësinë e realizimit të zgjedhjeve të lira, demokratike e të pakontestueshme.

Alekasandër Cipa, kryeredaktor i Gazetës “Shqip” u ndal në mënyrë të veçantë tek qasja ndaj demokracisë, ku i gjithë debati i referohet propagandës dhe aspak substancës. Si pasojë e kësaj qasje Shqipëria e ka pasur të vështirë krijimin e sistemit të referencave dhe standardeve të një demokraci funksionale.

Në fund të takimit, një diskutim interaktiv u zhvillua midis panelistëve dhe pjesëmarrësve në takim të cilët shkëmbyen komente dhe pikëpamje mbi vlerësimin e Komisionit Europian.

Nuk u lanë jashtë vëmendjes edhe diskutimet mbi situatën politikë në vend dhe implikimet që kjo situatë ka në procesin e integrimit të vendit e njëkohësisht edhe në zgjedhjet e ardhshme vendore.

e.r/NOA

KOMENTE