Lajme > Lajme Ditore > Tetor - Dhjetor 2010 > Lajmet e datës 26 Nëntor 2010
 

Borxhi publik në Shqipëri, me risqe të limituara

Borxhi publik në Shqipëri përdorohet mirë dhe investohet për t’u rikthyer direkt në ekonomi dhe është një borxh me risqe të limituara. Së pari, rritja e borxhit publik në Shqipëri ka për faktor kryesorë rritjen e moderuar dhe më të moderuar në rajon dhe në Europë, ka për bazë ngadalësimin e rritjes ekonomike, e cila sic dihet, në vitin 2009 ishte 3. 3 % dhe për vitin 2010 është programuar dhe do të mundësohet një rritje prej 4 %, rritje ekonomike e vendit

Nga Ridvan Bode*

Do të doja të dëshiroja, i detyruar, të bëj një sqarim meqenëse se shoh që pjesa dërmuese e deputetëve të opozitës të keq informuar nga komiteti ekonomik “Qemal Stafa” vijojnë të mbajnë gjallë një retorikë boshe që ka të bëjë me borxhin publik dhe me deficitin buxhetor. Për të ndihmuar në gjëndjen në të cilën ndodhet sot opozita, e cila nuk po nxjerr një alternativë as për borxhin, as për ekonominë, as për varfërinë, as për papunësinë, do të dëshiroja që të merrja një konsideratë disa elementë të borxhit :

Sa është borxhi i Shqipërisë? Është i madh apo i vogël? Ç’po ndodh më borxhin publik të Shqipërisë, po rritet apo zvogëlohet?

Mund t’ju them se në periudhën e qeverisjes së opozitës së sotme borxhi ka qenë sigurisht shumë më i lartë dhe ka pësuar një rënie nga viti në vit për të shkuar në 58 % në vitin e fundit të qeverisjes së tyre.

Është e vërtetë që gjatë viteve të para të qeverisjes së këtij koalicioni ne mundësuam uljen e borxhit publik deri në nivelin 53.5 % të PBB-së, pra një zvogëlim me 4 pikë përqindje brenda mandatit të parë. Është e vërtetë që borxhi publik në dy vitet e fundit të presionit të krizës ekonomike globale, në Shqipëri është rritur me 4 pikë %.

Nga ka ardhur kjo rritje e borxhit? Për cfarë është rritur ky borxh?

Dua të them së pari se rritja e borxhit publik në Shqipëri ka për faktor kryesorë rritjen e moderuar dhe më të moderuar në rajon dhe në Europë, ka për bazë ngadalësimin e rritjes ekonomike, e cila sic dihet, në vitin 2009 ishte 3. 3 % dhe për vitin 2010 është programuar dhe do të mundësohet një rritje prej 4 %, rritje ekonomike e vendit.

Po cilët janë faktorët që kanë ndikuar në vlerë absolute?

Së pari është kursi i këmbimit, i cili nuk përbën një borxh real. Është një borxh i përllogaritur, një borxh fiktiv në kuptimin e rivlerësimit të stokut të borxhit dhe që influencon në nivel prej 1.5 % të PBB-së.

Gjatë kësaj periudhe qeveria ka riskeduluar, ka rinjohur, ka diskutuar dhe ka marrë përsipër borxhet e vjetra të regjimit komunist, vlera totale e të cilëve, e përfshirë në borxhin publik kap një vlerë prej 12 miliard lekësh, që përbën afërsisht 1 % e PBB-së.

Së dyti, qeveria ka lëshuar garanci për borxhin e jashtëm në një vlerë prej 40 miliard lekësh, që janë të marra nga kompanitë publike shqiptare të cilat tashmë llogariten si borxh i qeverisë, si borxh i vendit. Janë kreditë e marra për linjat e interkonjuksionit të energjisë elektrike, kreditë për ndërtimin e portit të Durrësit, kredia për ndërtimin e TEC-it të Vlorës apo kredi të tjera të përmirësimit të infrastrukturës elektrike.

Së treti, qeveria ka njohur dhe ka përfshirë në borxh atë që ju nuk e bëtë por e kishit detyrim ligjor, efektet e kursit të këmbimit që nga viti 1998 deri në vitin 2005 nuk ka qenë njohur dhe bëhet fjalë për një vlerë prej 20 miliard lekësh, që është njohur dhe përfshirë në borxhin publik të vendit. Të gjitha këto sëbashku poërbëjnë 10 % të PBB-së ose e përllogaritur në të njëjtat kushte në parametrat e krahasuara me vitin 2005 borxhi public i vendit sot do të ishte vetëm 50 % e PBB-së.

Çfarë po ndodh me borxhet e vendeve të tjera?

Ju të gjithë e dini që vendet që përjetuan krizën e sistemit financiar, u detyruan të rrisin në mënyrë të dukshme borxhet publike. Mjafton t’ju them se në vendet e BE-së borxhi public në harkun e dy viteve të fundit, pa përfshirë 2010-ën pasi ende nuk mbyllur, është rritur me 22 % të PBB-së. Grupi i G – 20-ës, që përbëjnë njëzet ekonominë më të zhvilluara në botë, në periudhën e dy viteve të shkuara e kanë rritur borxhin me 40 pikë përqindje. Nga 80 % të PBB-së së këtyre vendeve në 120 % të PBB-së të vendeve më të zhvilluara në Europës. Vendet e rajonit e kanë rritur borxhin public në këtë periudhë nga 4 – 10 % sepse ka qenë rajoni më i paprekur drejtpërdrejt nga kriza.

Pse e përdorim këtë borxh. A është një borxh i mirë apo i keq? A është një borxh që abuzon qeveria apo është një borxh që ndihmon zhvillimin e ekonomisë së vendit?

Argumentat për këtë cështjje do përpiqem t’i paraqes përmes vëllimit të investimeve publike që janë zhvilluar respektivisht në dy periudha 2001-2004 dhe 2006-2009. Si dhe njëkohësisht borxhin e marrë në këtë periudhë.

Në harkun kohor 2001 – 2004 gjithë investimet publike të bëra në vend kanë qenë gjithsej 151.1 miliardë lekë të ndara respektivisht si më poshtë:

Në vitin 2001 – janë 43 miliard lekë investime

Në vitin 2002 – janë 38 miliard lekë investime

Në vitin 2003 - janë 32 miliard lekë investime

Në vitin 2004 – janë 38 miliard lekë investime

Gjatë kësaj periudhe qeveria ka marrë borxh në një masë prej 122 miliard lekësh ose ka bërë një deficit prej 152 miliard lekësh. Kjo do të thotë se qeveria gjatë periudhës 2001-2004 ka marrë 1.1 miliard lekë borxh jo për investime por për të bërë të mundur shpenzimet operative të qeverisë.

Ndërkohë gjatë periudhës 2006-2009, vëllimi i investimeve, pa përfshirë investimet e akorduara pushtetit vendor, janë 297.5 miliard lekë, kurse gjithë deficit i bërë në këtë periudhë është 203.8 miliardë lekë, ose borxhi i marrë në këtë periudhë 155.7 miliardë lekë. E krahasuar në këtë formë del se investimet publike gjatë qeverisjes sonë janë financuar : 100 % huaja për të financuar investimet publike, 155.70 miliardë lekë dhe jo vetëm kaq, por për të rritur vëllimin e investimeve publike kemi përdorur 48.5 miliardë lekë të ardhura nga privatizimet dhe kemi përdorur nga të ardhurat e krijuara nga vjelja e tatimeve dhe taksave shumën prej 95 miliard lekë. Pra më shumë se 1/3 e investimeve publike janë kryer prej të ardhurave të krijuara nga mbledhja e taksave. Kjo do të thotë se buxheti ka qenë në gjëndje qëtë mbulojë shpenzimet dhe të kryejë investime reale në favor të ekonomisë dhe qytetarëve.

Kjo dëshmon faktin që borxhi publik në Shqipëri mirëpërdorohet dhe investohet për t’u rikthyer direkt në ekonomi. Nuk merret borxh për shpenzimet operative të qeverisë sic ka ndodhur gjatë qeverisjes tuaj.

Argumenti i tretë: Sa i kushton ky borxh Shqipërisë? Sa rritet kostoja etj?

Në periudhën 2001 – 2004 borxhi publik i asaj kohe i ka kushtuar ekonomisë së vendit 4.07 lekë për cdo 100 lekë të PBB-së.

Në periudhën 2006 – 2009, borxhi publik i ka kushtuar ekonomisë së vendit 2.87 lekë për cdo 100 lekë PBB-së. Një ulje gati 50 % e kostos në krahasim me periudhën tjetër të qeverisjes. Kjo ulje e kostos sigurisht i dedikohet një tërësie elementësh që kanë të bëjnë me borxhin tonë publik

A është borxhi publik i Shqipërisë i rrezikuar? A është i leverdisshëm për ekonominë dhe të ardhmen e vendit? A është i sigurt?

Është borxh pa risk ose me risqe të limituara. Pse e themi këtë :

E para sepse 60 % e borxhit publik të Shqipërisë është borxh i brendshëm, që shërbehet në tregun e brendshëm në lekë dhe që nuk shkakton asnjë implikacion perspektiv në qëndrueshmërinë ekonomike të vendit. 40 % e borxhit është i jashtëm, dhe nga kjo shumë 90 % e tij është borxh koncensionarë, kredi me afat 15 vjet mesatarja dhe me normë interesi 2 %. Kjo e bën borxhin tonë të qëndrueshëm.

Por borxhi ynë nuk ka risqe edhe për shkak të përmirësimit të administrimit. Në vitin 2005, borxhi public i vendit, borxhi i brendshëm, shërbehej një herë në 194 ditë. Kjo do të thotë që në harkun e një viti detyroheshin që të shisnin letra me vlerë në treg dy herë vëllimin e borxhit. Pra do qarkullonin dy fishin e vëllimit të borxhit, do ta shisnin dhe do ta blinin. U përmirësua administrimi, përmes një drejtorie të përgjithshme që merret me administrimin, sot borxhi publik shëbehet 464 ditë, pra është gati një vit e gjysëm. KJo do të thotë se kemi rritur instrumentet afatgjatë. Dhe jo vetëm i kemi dhënë qëndrueshmëri dhe ulje riskut, por kemi ulur sic thashë më lart edhe koston e borxhit public.

Prandaj të nderuar zotërinj opozitarë edhe një herë ju bëj me dije se strategjia juaj që keni ndjekur për të futur ekonominë shqiptare në krizë, përmes alarmeve të rreme nuk ka ecur dhe nuk do të ecë. Më kot po endeni prej më shumë se dy vjetësh si dhelpra pas dashit, por do të merrni atë që mori dhelpra!

* Fjala e Ministrit të Financave në seancë plenare mbi ecurinë e borxhit publik

Shkruani KomentinKOMENTE
  • Nuk ka komente të paraqitur në këtë lajm. Jini i pari që shkruani këtë.