Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çfarë po ndodh me Koretë
English

Çfarë po ndodh me Koretë

Koreja Veriore u ka thënë Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Jugore se stërvitjet e planifikuara ushtarake do ta shtyjnë siujdhesën e Koresë “buzë luftës”.

Paralajmërimi i veriut komunist është deklarata më e ashpër që nga granatimi i ujdhesës së vogël jugkoreane më 23 nëntor, kur e humbën jetën katër njerëz. Tensionet në siujdhesën e Koresë u ngritën edhe më shumë kur Koreja Veriore tha se do të përgjigjet me “rrebesh zjarri” ndaj asaj që e sheh si kërcënim nga jugu. “Situata në siujdhesën e Koresë po afrohet shumë buzë luftës për shkak të planit të pamëshirshëm të atyre elementeve që nxisin stërvitje ushtarake kundër veriut”, raportoi agjencia zyrtare e Phenianit. “Armata dhe populli i Republikës Demokratike të Koresë Veriore janë të gatshëm t’iu përgjigjen provokimeve të grupit kukull nga jugu dhe janë plotësisht të gatshëm t’iu përgjigjen me rrebeshin e zjarrtë armiqve, nëse ata marrin guximin të ngrihen kundër dinjitetit dhe sovranitetit të RDKV-së”, thuhet në njoftim. Paralajmërimi u nxit nga manovrat katërditore të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Jugore, të cilat ishin planifikuar para sulmit të së martës në ujdhesën jugkoreane. Paralajmërimi pasoi të shtënat artilerike, të cilat të premten sërish u dëgjuan në ujdhesën Jeonpang. Kishte spekulime se ato ishin rezultat i stërvitjeve ushtarake të Koresë Veriore. Teksa tensionet vazhduan të rriten, Valter Sharp, komandant i forcave amerikane në Kore (USFK) dhe i komandës së Kombeve të Bashkuara (UNC), e vizitoi ujdhesën Jeonpang dhe e paralajmëroi Korenë Veriore kundër sulmeve të reja. “Nga ajo që më raportuan dhe ajo që pashë, është e qartë se Koreja Veriore ka kryer sulm fizik në këtë ujdhesë. Kjo është shkelje e qartë e marrëveshjes së armëpushimit të vitit 1953. Ne dhe komanda e Kombeve të Bashkuara do ta bëjmë hetime të plota për këtë dhe i bëjmë thirrje Koresë Veriore që t’i ndalë sulmet e mëtejme”, tha Sharp. Në Korenë Jugore, politika vazhdon ta kritikojë përgjigjen e ngathtë të qeverisë. Ministri i Mbrojtjes, Kim Tae-jong, dha dorëheqje më 25 nëntor, ndërsa presidenti Li Mjung-bak ende nuk e ka caktuar pasardhësin e ministrit. Park Sang-hak, organizator i një tubimi në Seul, ku u kërkua hakmarrje më e rreptë, tha se Qeveria e Koresë Jugore dështoi të reagojë me vendosmëri. “Ky është definitivisht invazion ndaj sovranitetit të vendit tonë. Por, qeveria jonë ende nuk i ka ndëshkuar. Ata kanë folur për ndëshkim, por pa ndërmarrë asnjë veprim. Ne nuk ndjehemi mirë. Si mund t’ia besojmë presidentit tonë jetën tonë”, tha Park. Në qytetin jugkorean Inçeon, ku ndodhet qendra emergjente e evakuimit për banorët e ujdhesës Jeonpang, kryetari i bashkisë, Song Jeong-li, i bëri thirrje qeverisë që të zbatojë politika më të ashpra të mbrojtjes për njerëzit e ujdhesës afër kufirit mes dy Koreve. “Presidenti dhe qeveria qendrore duhet të përfshihen në mënyrë më aktive në rishikimin e politikave për pesë ujdhesat perëndimore afër kufirit. Nëse Jugu dhe Veriu vazhdojnë të qëndrojnë përballë njëri-tjetrit, atëherë ne do të duhet të luftojmë kundër Veriut, derisa të marrë fund regjimi i tyre. Kjo kërkon nga ne që të ndërmarrim masa për t’i siguruar banorët në këto zona”, tha Song. 76-vjeçarja Li Im-suk, e cila sapo doli nga trajtimi në një banjë në qytetin Inçeon, kujton me mallëngjim se ajo sapo e kishte përjetuar përvojën e dytë të evakuimit. Herën e parë ajo e kishte braktisur shtëpinë e saj në Korenë e Veriut gjatë luftës së Koresë në vitet 1950-53. “Më thyhet zemra kur shoh se një tragjedi si Lufta e Koresë përsëri po ndodh në jetën time”, - thotë Li. /RFE/

KOMENTE