English

“Mirënjohje e qyteti”, Vlora çmim për Vilhelma Haxhiraj dhe Luan Toton

Vlorë, 26 nëntor, NOA - Me propozimin e Klubit të Shkrimtarëve “Petro Marko”, Bashkia e Vlorës u dha titullin “Mirënjohje e qytetit” dy prej krijuesve të klubit letrar, konkretisht: shkrimtares Vilhelma Vranari Haxhiraj dhe krijuesit artistit e shkrimtarit, Luan Toto.

“Jo vetëm filozofia dhe letërsia, por edhe artet e bukura punojnë për zgjidhjen e problemit të ekzistencës. Veprat e poetëve, shkrimtarëve dhe artistëve të arteve figurative në përgjithësi mbajnë të hapur një thesar të dijes së thellë. Letërsia është një mjet i fuqishëm ne edukimin shpirtëror dhe prandaj i arrin plotësisht pikësynimet e veta me mjetet e saj”, tha Gëzim Llojdia, sekretar i klubit, gjatë kësaj ceremonie.

Sipas të dhënave, Vilhelma Vranari Haxhiraj ka lindur në Kaninë të Vlorës më 1945. Origjinën e ka nga një familje me tradita kulturore dhe atdhetare, pinjolle e familjes së princit Gjergj Arianiti. Ajo është e para grua që i paraqiti Kuvendit me shkrim peticionin për të drejtat dhe liritë e gruas, pjesëmarrja e saj në jetën politike, legalizimin e emigrantëve.

Në 12 vite, ka botuar 18 vepra letrare në disa gjini, ku zë një vend të konsiderushëm letërsia për fëmijë. Ndërsa Luan Toto, njihet edhe për pikturën e skulpturën e tij.

g.ll/n.e/NOA
KOMENTE