Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama në darkën e Falënderimeve: Ta mbështesim njëri-tjetrin
English

Obama në darkën e Falënderimeve: Ta mbështesim njëri-tjetrin

Uashington, 26 nëntor, NOA - Amerikanët duhet ta mbështesin njeri-tjetrin në këtë kohë kur vendi është duke kaluar nëpër dy luftëra dhe një shkalle të lartë papunësie.

Ky ka qenë mesazhi që presidenti i SHBA-ve, Barak Obama ka dhënë për të gjitha familjet amerikane, darkën e Falenderimeve, para se të festonte edhe ai si të gjithë me gjelin e detit të pjekur dhe gjithë personelin e familjarët pranë tij.

Ushqimet që u shërbyen në darkën e Obamës ishin ato që gatuhen tradicionalisht me rastin e kësaj dite, gjeldeti i pjekur, pure, kek me kungull dhe garnitura të tjera festive, ndërsa në aktivitetet e argëtimit ishin edhe ndjekja e ndeshjeve të futbollit amerikan në televizion.

Për këtë festë, miliona amerikanë tubohen pranë tryezës për ushqim tradicional me mish të gjelit të detit. Kjo traditë e ka zanafillën në vitin 1621, kur pelegrinët e porsardhur në Plejmuth të Masaçusetsit, e ndanë ushqimin me amerikanët vendës, të cilët i kishin ndihmuan pelegrinët, që ta kalojnë dimrin.

"Kjo është gjithashtu një festë që shpreh atë që është veçanërisht amerikane, dëshirën për t’u dhënë diçka të tjerëve. Edhe në këtë moment që ne flasim, ka shumë amerikanë që u ofrojnë ushqim të tjerëve, ndihmojnë komunitetet e tyre dhe janë me shërbim në mbarë botën”, tha ai për këtë ditë.

n.e/NOA

KOMENTE