Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama uron shqiptarët për Festën e Pavarësisë: SHBA-Shqipëri, miq të ngushtë
English

Obama uron shqiptarët për Festën e Pavarësisë: SHBA-Shqipëri, miq të ngushtë

Tiranë, 26 nëntor, NOA – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, në një mesazh urimi për homologun e tij, Presidentin Bamir Topi, shpreh vlerësimin më të mirë për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Duke uruar festën e Pavarësisë për gjithë shqiptarët. Obama vlerëson se dy vendet do të vazhdojnë “të punojmë së bashku për përparimin e qëllimeve tona të përbashkëta në Evropë dhe më gjerë që nga ruajtja e qëndrueshmërisë në Ballkan e deri te ndërtimi i një të ardhmeje më të mirë në Afganistan, unë jam i bindur se lidhjet e qëndrueshme mes dy popujve tanë do të forcohen dhe thellohen gjatë viteve të ardhshme”.

Një vend të veçantë në telegramin e tij të shkurtën Obama ai kushton dhe procesit të integrimit në Bashkimin Europian duke shprehur inkurajimin për të ecur më përpara.

“Në të njëjtën mënyrë, ju inkurajojmë për reformë të mëtejshme për të përparuar në rrugëtimin tuaj integrues për në Bashkimin Evropian”, shprehet Obama duke vlerësuar përpjekjet e Shqipërisë.

Duke u ndalur në Festën e Pavarësisë, Obama shprehet; “Në emër të popullit amerikan, ju shpreh juve dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë urimet e mia më të mira me rastin e 28 nëntorit, Ditës suaj të Pavarësisë”.

Ai vlerësoi kontributin e vendit tonë në Afganistan, ç’ka dëshmon he marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve.

“Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria janë miq të ngushtë dhe aleatë të lidhur nga detyrimi ynë solemn ndaj sigurisë së njëri-tjetrit. Ne i vlerësojmë dhe përshëndesim përpjekjet e Shqipërisë në drejtim të promovimit të paqes dhe qëndrueshmërisë anembanë botës dhe ndihemi krenarë të shërbejmë përkrah jush në përpjekjen tonë si aleatë në Afganistan”, shprehet Obama në telegramin e urimit për Topin.

a.k/NOA

KOMENTE