Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni “Cosmo Market”, skandal tregtar i “Planet radio” nën petkun e gazetarit
English

Operacioni “Cosmo Market”, skandal tregtar i “Planet radio” nën petkun e gazetarit

Tiranë, 26 Nëntor 2010 NOA / Rid Bulku – Policia e Tiranës thotë se ka zbuluar në skandal tregtar që bëhej nën petkun e gazetarit duke shfrytëzuar një radio, dhe bërë tregti me falsifikime dhe shmangie nga detyrimet fiskale.

Strukturat e Sektorit Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, realizuan operacionin e përbashkët të koduar “Cosmo Market”.

Sipas informacioneve të marra në rrugë operative, mbi subjektin tregtar “Planet radio” i cili magazinonte dhe tregtonte mallra të ndryshme si: parfume të markave të ndryshme, kancelari të të gjitha llojeve, pije alkoolike, aksesorë, etj.

Pas kontrollit të ushtruar tek “Planet radio” është dokumentuar fakti që këto mallra ishin totalisht të pashoqëruara me fatura tatimore.

Gjithashtu ky subjekt, mallrat dyshohet se i transportonte në të gjithë territorin e vendit tonë me anë të shatë automjeteve, te cilat ishin me mbishkrimin “Planet neë radio”.

Këto mjete përdoreshin për të transportuar mallra dhe në të njëjtën kohë edhe për maskimin nën petkun e gazetarit, - deklaroi policia.

Në cilësinë e provës materiale janë konfiskuar dhe sekuestruar mbi 250 lloje te ndryshme asortimentesh ne sasi te konsiderueshme, vlera totale e te cilave arrinte ne 103 milionë leke te vjetra.

Konfirmohet se është proçeduar në gjëndje të lirë shtetasi Gazmir Bajram Mango, 38 vjec, lindur ne Lushnje dhe banues në Tiranë, për veprat penale të Ruajtjes dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”, ”Tregëtimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehje e të të ardhurave” parashikuar nga nenet 178, 179 dhe 180 i Kodit Penal.

***

Gjithashtu, gjatë periudhës 20 - 24 Nëntor 2010, Sektori i Zbatimit Task-Forcë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatime Tiranë, kanë kryer 7 - konfiskime të mallrave të pashoqëruar me dokumentacion të saktë tatimor me vlerë 571 600 lekë.

Po kështu, strukturat e Drejtorisë së Hetimit Tatimor në Drejtoritë Rajonale : Durrës, Shkodër, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Fier, nga data 18-24 Nëntor 2010 në bashkëpunim me strukturat e Policive ne Qarqe, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë konfiskuar mallra me vlerë 672 240 lekë, të cilat kanë rezultuar pa dokumentacion tatimor.

Policia e Tiranës ka pohuar se skandali i radios private u zbulua pas të dhënave të ardhura në rrugë operative ndaj tha sot se si “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, falenderojnë të gjithë qytetarët dhe tatimpaguesit për denoncimet e rasteve abuzive dhe i inkurajon ata për të qenë pjesëmarrës në Luftën Kundër Informalitetit, duke denoncuar shkeljet apo aktet korruptive të konstatuara prej tyre”.

r.b/NOA

KOMENTE