Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rexhep Meidani dhe Adem Demaçi dekorohen nga Jakup Krasaniqi
English

Rexhep Meidani dhe Adem Demaçi dekorohen nga Jakup Krasaniqi

Prishtinë, 26 nëntor, NOA - Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka vlerësuar me dekorata e medalje një varg personalitetesh të njohura.

Mes listës së të dekoruarve bien në sy dekorata për ish-presidentin Rexhep Meidani dhe personalet të jetës publike dhe politike në Kosovë.Ish-presidenti Meidani është nderuar me çmimin “Medalja e Lirisë”.

“Jemi në prag të Festës Kombëtare, Festës së Flamurit, Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, Festës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ditëlindjes së Komandantit Legjendar dhe konsiderojmë se është festë e lirisë, është festë e pavarësisë, është festë e dinjitetit të shqiptarëve, është festë e shumëfishtë, festë që popullit shqiptar gjithnjë i ka dhuruar liri, dinjitet, i ka dhuruar prosperitet”, theksoi Krasniqi, duke folur me këtë rast. Në vijim, ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi ka sqaruar përmbajtjen e secilës dekoratë dhe medalje, ndërsa më pas ka bërë ndarjen e tyre për individët pjesëmarrës dhe familjarët e të dekoruarve.

Duke folur për dekorimin e veprimtarit Adem Demaçi me medaljen “Hero i Kosovës”, Krasniqi tha se kësaj radhe kemi bërë një të veçantë. “Konsiderojmë se ideatori i lëvizjes kombëtare për bashkim dhe çlirim të Kosovë, njeriu që me jetën dhe veprën e vet frymëzoi dhe mobilizoi gjenerata të tëra për liri, e meriton këtë titull për së gjalli”, tha ai.

Personalitetet e dekoruara Dekorata Heroi i Kosovës

1. Hamëz Jashari

2. Adem Demaçi

3. Shaban Shala

4. Fazli Grajçevci

5. Jusuf Gërvalla

6. Kadri Zeka

7. Bardhosh Gërvalla

8. Rexhep Mmala

9. Nuhi Berisha

10. Xhavit Haziri

Medalja “Adem Jashari”

1. Tahir Meha

2. Nebih Meha

3. Shkelzen Haradinaj

4. Hafir Shala

5. Gursel Sylejmani

6. Bajram Sylejmani

7. Remzi Ademi

8. Isë Kastrati

9. Agim Bajrami

10. Tahir Sinani

Medalja e Lirisë

1. Rexhep Mejdani

2. Ukshin Hoti

3. Naser Hajrizi

4. Asllan Pireva

5. Murat Mehmeti

Medalja “Artist i Merituar”

1. Ahmet Brahimaj

2. Hadi Shehu

3. Engjëll Berisha

Medalja “Mësues i Merituar”

1. Skender Riza

2. Nadire Dida

3. Gani Luboteni

a.kNOA

KOMENTE